Scholz përballet me trysni për shkak të numrit të madh të emigrantëve

Scholz përballet me trysni për shkak të numrit të madh të emigrantëve

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë për të biseduar për mënyrat se si të merren me numrin e madh të emigrantëve, një çështje e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë e tij. Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët po mbushen dhe Scholz, i cili […]

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë për të biseduar për mënyrat se si të merren me numrin e madh të emigrantëve, një çështje e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë e tij.

Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët po mbushen dhe Scholz, i cili përballet me trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë janë duke ardhur”.

Po ashtu, më shumë se një milion ukrainas kanë mbërritur në Gjermani prej se Rusia e nisi pushtimin e atdheut të tyre.

Në javët e fundit, Qeveria gjermane ka qenë shumë aktive, duke kaluar edhe një legjislacion i cili lehtëson dëbimin e atyre të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, për t’i ndëshkuar trafikantët dhe për t’ua mundësuar azilkërkuesve fillimin e punës sa më shpejt, si dhe vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë me Poloninë, Republikën e Çekisë dhe Zvicrën.

Scholz, nga qendra e majtë, ka biseduar për këtë çështje dy herë me liderin opozitar konservator prej se zgjedhjet shtetërore muajin e kaluar sollën rezultate të dobëta për koalicionin qeveritar trepariak, dhe rritje për partinë e ekstremit të djathtë.

Scholz përballet me trysni për rezultatet e zgjedhjeve gjatë takimit të sotëm me guvernatorët shtetërorë, të cilët kërkojnë më shumë para nga qeveria federale për ta përballuar koston e strehimit të emigrantëve.

“Por, çelësi për të mundur t’i integrojmë njerëzit më mirë është thjesht numri – ne duhet patjetër t’i japim fund emigrimit të jashtëligjshëm, në mënyrë që të jemi të drejtë ndaj integrimit të mirëfilltë të njerëzve që kërkojnë mbrojtje këtu”, tha Hendrik Wuest, guvernatori konservator i shtetit North Rhine-Westphalia, për televizionin ARD.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?