‘Regjimi i Zajedinicës’ – PSD me aksion para Kuvendit ku do të raportoj Kurti për Asociacionin e dialogun

Partia Socialdemokrate, sot po mban një aksion simbolik para nisjes së Kuvendit të Kosovës, ku pas pak do të raportoj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me Asociacionin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Anëtarë të PSD-së po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime, ku shkruajnë “Regjimi i Zajednicës”. Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur […]
Anëtarë të PSD-së po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime, ku shkruajnë “Regjimi i Zajednicës”.
Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.“Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00.
Pika e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.
Albin Kurti, do të paraqitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të treguar se çfarë ka pranuar në takimin e tij të fundit me liderët evropianë.













