Raporti i Progresit, masat e BE-së ende në fuqi: Mbetet ende për t’u bërë nga Kosova

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe thirrjet për zbatimin e marrëveshjeve që çojnë drejt këtij normalizimi, janë në qendër të raportit vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën. Në raportin e progresit për Kosovën, theksohet se vendi ka bërë përparime të kufizuara në fushat që lidhen me procesin e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ai përmend […]
Në raportin e progresit për Kosovën, theksohet se vendi ka bërë përparime të kufizuara në fushat që lidhen me procesin e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ai përmend masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që vazhdojnë të jenë në fuqi, duke cilësuar se përkundër hapave drejt përshkallëzimit që Kosova ka bërë, mbetet ende për t’u bërë në këtë drejtim.
“Për shkak të mungesës së hapave vendimtarë për të de-përshkallëzuar situatën, dhe në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, BE është duke zbatuar një sërë masash përballë Kosovës, të cilat ndikojnë edhe në mbështetjen financiare.
Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, në varësi të hapave të ndërmarra për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës. Kosova ka bërë hapa në drejtimin e duhur, por më shumë mbetet për t’u bërë”, thuhet në raport.












