Pse sipas Artan Mustafës, autonomia e serbëve në Kosovë do të ishte më e madhja në Evropë?

Pse sipas Artan Mustafës, autonomia e serbëve në Kosovë do të ishte më e madhja në Evropë?

Studiuesi Artan Mustafa, në emisionin Pressing lidhur me draftin e Asociacionit dhe gjithë procesin e dialogut, thotë se ‘qartazi bëhet fjalë për autonomi’. Më poshtë, Periskopi sjell  deklaratën e tij dhënë në Pressing: ‘Nga perspektiva e shkencës politike, është me rëndësi me analizu strukturën institucionale, akterët e përfshirë dhe kapacitetin për me mbërri deri te […]

Më poshtë, Periskopi sjell  deklaratën e tij dhënë në Pressing:

‘Nga perspektiva e shkencës politike, është me rëndësi me analizu strukturën institucionale, akterët e përfshirë dhe kapacitetin për me mbërri deri te rezultatet e caktume.

Propozimi i Ramës, me siguri është pjesë e përpjekjeve me kriju klimën e diskutimit për statutin, me kriju atmosferën.

Agjenda e ndërmjetësve, në këto bisedime që kanë fillu në vitin 2013 dhe vazhdojnë do të thotë kulmi i tyre është Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, në esencë është krijimi i një entiteti, një asimetrie që ka elemente të autonomisë territorial, kulturore, personale.

Pra, bëhet fjalë me e kriju një entitet që është bazë e vullnetit të popullatës serbe këtu dhe përfaqësimit të tyre politik, simbolik, etjerë.

Kjo do të ishte autonomia më e madhe në Evropë sepse nëse krijohet pa njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe pa normalizim me njohje të Serbisë, nuk e zgjidh problemin e mbrojtje të pakicës së një shteti me të cilin ke probleme, sic është zgjidhë në shumë shtete të Evropës.

Bëhet fjalë shumë më pak se marrëveshja e Gjermanisë, e vitit 1972 për shkak se më 1973, Gjermania Lindore anëtarësohet në Kombet e Bashkume.

Pra, qajo ana e njohjes formale, është shumë më pak. Në këtë kuptim ky është zhvillimi më negativ prej vitit 1999.

Prej 2013 deri më 2023, është marrëveshja më e keqe.

Kjo është faza e fundit e projektit të shtet-ndërtimit liberal të Kosovës. Kosova ka dalë si shtet i pavarur prej shtet-ndërtimit ndërkombëtar.

Ka pak shtete që e kanë krejt prejardhje.

Jam i sigurt që ky projekt për autonomi, ka ekzistuar prej vitit 1999. Nëse e shohim projektin për kantonizim, decentralizim, ndarja e Mitrovicës deri te ardhja, me siguri në rrugë e sipër, janë paraqitë problemet, që Serbia reziston ta bëj njohjen etj etj.

Një kritikë që do të duhej t’i bëhej qendrave të Perëndimit, është që këto autonomitë në Evropën Juglindore, nuk e kanë qëndrueshmërinë dhe shpesh efektin e njëjtë sikur në vendet me demokraci të kosnoliduar.

Shumica e shteteve demokratike, të konsoliduara kanë autonomi ose federalizëm, kështu i kanë rregullu problemet e tyne etnike, por në kontekstin e Evropës Juglindore, për shembull e keni pa në Krime, Oseti, Abkhazi, etj, këto shpesh kanë çu në luftëra dhe konteksti është më i ndryshëm.

Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare ka pushtet të madh, kontrolli me trupat e NATO-s, pushtet ekonomik, propagandistic, levat për integrimin e Kosovës, potencialisht ndikimin për njohjen nga 5 vendet, që e bëjnë aktorin kryesor në këtë tablo.

Qeveria e Kosovës ka në dorë instrumente, ka pushtet dhe tash nga perspektiva e sotme kur jeta në Kosovë dhe organizimi politik po duket shumë i vështirë, mundemi me u kthy me i lavdëru liderët që kanë qenë edhe më tutje, unë nuk kam asnjë dilemë që Qeveria e Kosovës ka deklaru që të bëj sa më pak kompromise, por ka edhe limitet e saj.

Sic e shoh unë, nga perspektiva e ndërkombëtarëve, ata e shohin legjitimitetin e plotë që ka Qeveria e Kosovës dhe kemi hyrë në fazën e zbatimit’./Periskopi/ 

Lexo edhe: 

Kurti ka të drejtë kur thotë: ‘Nuk është Zajednicë’ [Sepse është shumë më shumë]

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?