Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarve për fajde

Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarve për fajde

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku Nexhat Hajredini, Naim Kadriu, Agron Halimi dhe Arben Sheqiri po akuzohen për fajde, prokurorja Besa Limani ka kërkuar që të akuzuarit të dënohen, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre. Në seancën e së enjtes, palët në procedurë fjalët e tyre përfundimtare i dorëzuan në formë të […]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku Nexhat Hajredini, Naim Kadriu, Agron Halimi dhe Arben Sheqiri po akuzohen për fajde, prokurorja Besa Limani ka kërkuar që të akuzuarit të dënohen, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre.

Në seancën e së enjtes, palët në procedurë fjalët e tyre përfundimtare i dorëzuan në formë të shkruar, duke i elaboruar në pika të shkurtra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Limani, tha se gjatë administrimit e provave është vërtetuar gjendja faktike që të akuzuarit kishin kryer veprën penale për të cilën akuzohen, duke i propozuar gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit, duke marrë parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar Artan Shala, avokati Sami Istrefi, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se ishte vërtetuar fakti se të akuzuarit me e veprimet tyre kishin përmbushur elementet e veprës penale “Fajde”, duke i propozuar gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtorë.

Avokati Istrefi tha se parashtrojnë kërkesë pasurore-juridike.

Kurse, i dëmtuari Shala e mbështeti fjalën përfundimtare të prokurores Limani dhe avokatit Istrefi dhe kërkoi nga gjykata që të akuzuarit të dënohen sipas ligjit.

Ai tha se si pasojë e këtij rasti, kishte humbur edhe shtëpinë edhe pasurinë e tij, duke potencuar se në vazhdimësi kishte kërcënime lidhur me këtë.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hajredini, avokati Naim Rudari, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se as Prokuroria e as i dëmtuari nuk i ofruan prova gjykatës, për të kërkuar të shpallen fajtorë të akuzuarit.

Avokati Rudari, i propozoi gjykatës që të akuzuarin Hajredini ta lirojë nga akuza, pasi që tha se nuk ishte provuar dhe asnjëherë nuk do të provohej që i njëjti kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Edhe i akuzuari Hajredini, tha se mbështet fjalën e avokatit të tij.

Po ashtu, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Kadriu, avokati Ali Beka, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se verdikti më i drejtë do të ishte që ndaj të mbrojturit të tij të nxjerret aktgjykim lirues. Fjalën e avokatit e mbështeti i akuzuari Kadriu, duke shtuar se prokurorja kishte përshkrim të gabuar të fakteve.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Halimi, avokati Tahir Rrecaj gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare propozoi që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza, pasi që tha se nuk kishte prova që i njëjti kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet. E fjalën e tij, e mbështeti i mbrojturi Halimi.

Në fund, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Sheqiri, avokati Blerim Qela gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare, i propozoi trupit gjykues që të mbrojturin e tij ta lirojë nga akuza.

I akuzuari Sheqiri tha se ishte i dëmtuar në këtë rast, duke shtuar se mbështet fjalën përfundimtare të avokatit Qela.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri e shpalli të përfunduar këtë shqyrtim gjyqësor, ndërsa shpallja lidhur me këtë çështje penale do të bëhet më 13 nëntor 2023.

Aktakuza për këtë rast është ngritur më 23 mars 2016. Aty thuhet se Nexhat Hajredini Naim Kadriu, Arben Sheqiri dhe Agron Halimi akuzohen se kanë dhënë para me fajde Arton Shalës, i cili kishte deklaruar në gjykatë se njëri i akuzuar i kishte dërguar tre persona për ta rrahur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?