Pozita dhe opozita të ndarë për Raportin e Progresit

Pozita dhe opozita të ndarë për Raportin e Progresit

Të gjeturat e Raporti të Komisionit Evropian për Kosovën janë vlerësuar si pozitive në aspektin ekonomik nga partia në pushtet, por nga opozita kanë thënë se të gjeturat e këtij raporti janë shqetësuese për vendin. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se performanca e qeverisjes aktuale është e vlerësuar e […]

Të gjeturat e Raporti të Komisionit Evropian për Kosovën janë vlerësuar si pozitive në aspektin ekonomik nga partia në pushtet, por nga opozita kanë thënë se të gjeturat e këtij raporti janë shqetësuese për vendin. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se performanca e qeverisjes aktuale është e vlerësuar e dobët, përfshirë këtu edhe çështjen e korrupsionit.

Ai sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marr rekomandimin për nisjen e negociatave, tha se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve.

“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendin edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit por ka edhe shume çështje të tjera”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marrë rekomandimin për nisjen e negociatave me BE-në, Haradinaj theksoi se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Qeverisë Kurti në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve.

Se Kosova ka vërejtje të shumta në këtë raport e thotë edhe deputeti nga PDK, Ferat Shala. Ai tha për KosovaPress se në Raportin për Kosovën janë parë një varg vërejtjesh serioze sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit, për të cilat shtoi se faktori vendimmarrës ekzekutiv duhet të punojë me shumë në ndryshimin e këtyre politikave zhvillimore të vendit.

Sa i përket korrupsionit, Shala tha se Qeveria nuk ka ndjekur hapat e nevojshëm në ketë drejtim.

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja për KosovaPress ka cilësime të kundërta sa i përket këtij raporti. Muja tha se ë bazë të Raportit të Progresit, Kosova vazhdon të ketë elemente pozitive në aspektin ekonomik.

Sipas tij, në dy vitet e fundit me ardhjen në pushtet të VV-së, vendi ka shënuar rritje ekonomike.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën i publikuar dje, një vëmendje i ka kushtuar edhe luftës që ka bërë Kosova kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se vendi ynë është në mes të një faze të hershme në luftën kundër këtyre dy dukurive.

Sipas Raportit, Kosova është në mes të një faze të hershme dhe një niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit.

Në këtë raport thuhet po ashtu se zbatimi efikas i llogaridhënies menaxheriale mbetet një sfidë për përdoruesit e buxhetit si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Kosova duhet të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të standardeve ndërkombëtare të auditimit të brendshëm dhe të delegojë më mirë kompetencat menaxhuese në entitetet publike.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?