Policia të pakënaqur me miratimin e shtesave nga Qeveria

Policia të pakënaqur me miratimin e shtesave nga Qeveria

Qeveria e Kosovës i ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri tha se nëse nuk është bërë ndonjë ndryshim nga propozimi paraprak, nuk janë të kënaqur. “Nëse nuk ka bërë ndryshime nga propozimi paraprak në vendimin që e ka marr definitivisht nuk janë të kënaqur pjesëtarët […]

Qeveria e Kosovës i ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri tha se nëse nuk është bërë ndonjë ndryshim nga propozimi paraprak, nuk janë të kënaqur.

“Nëse nuk ka bërë ndryshime nga propozimi paraprak në vendimin që e ka marr definitivisht nuk janë të kënaqur pjesëtarët e Policisë, jo vetëm ne Sindikata por asnjë nuk është i kënaqur m këtë nivel të rrezikshmërisë që e ka propzu Qeveria”, tha Zeqiri.

I pyetur se a do të ketë prapë protesta, ai tha se për momentin nuk ka një përgjigje.

“Nuk e di për këtë dje është zhvilluar një takim, për momentin skam përgjigje”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti foli për takimin e djeshëm me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese.

Kurti tha se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e punës për Policinë e Kosovës.

“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës. Si përfundim shtesa për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e nëntorit kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga ajo do të ndahet në formë retroaktive”, u shpreh Kurti

Qeveria i kishte prezantuar më 27 tetor shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh./Arbresh.info

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?