Përfundon takimi Lajçak-Petkoviq, diskutohet mbi draft-statutin e asociacionit

Përfundoi sot në Bruksel takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Beogradit të udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij. Takimi zgjati më shumë se dy orë. Sipas mediave serbe, tema kryesore ishte hartimi i Statutit […]
Përfundoi sot në Bruksel takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Beogradit të udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij.
Takimi zgjati më shumë se dy orë.
Sipas mediave serbe, tema kryesore ishte hartimi i Statutit të Asociacionit, transmeton FrontOnline
Paralelisht u mbajtën takime të veçanta të ekspertëve ku u diskutua për personat e pagjetur dhe energjinë.












