Paralajmëron Çollaku: Draft-statuti mund të cenojë pavarësinë e Kosovës

Paralajmëron Çollaku: Draft-statuti mund të cenojë pavarësinë e Kosovës

Ish-ministri i Integrimit Europian të Kosovës , Bekim Çollaku,  komentoi draft-statutin e publikuar për themelimin e Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Çollaku tha se për sa kohë qeveria e Kosovës nuk e përgënjeshtron që ai është drafti që u është paraqitur, lë të kuptohet se kemi të bëjmë me draftin real. Duke cituar ekspertët […]

Ish-ministri i Integrimit Europian të Kosovës , Bekim Çollaku,  komentoi draft-statutin e publikuar për themelimin e Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Çollaku tha se për sa kohë qeveria e Kosovës nuk e përgënjeshtron që ai është drafti që u është paraqitur, lë të kuptohet se kemi të bëjmë me draftin real.

Duke cituar ekspertët e konstitucionalizmit në Kosovë, Çollaku tha se drafti i propozuar minon shtetin e Kosovës dhe krijon një pushtet të tretë paralel në Kosovë, me një Kushtetutë të re.

“Koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë në rast se do të themelohet Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me draft-statutin e publikuar, autorësinë e të cilit ende nuk e ka konfirmuar qeveria e Republikës së Kosovës. Mirëpo duke mos e mohuar një gjë të tillë ka lënë të kuptohet se ai draft-statut u është dhënë palës kosovare dhe asaj serbe nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. A do ta minojë shtetin e Kosovës? Kjo mbetet për t’u parë. Mirëpo duke cituar ekspertët më të mirë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ata që kanë udhëhequr Gjykatën Kushtetuese, në këtë rast prof. dr Hasani, i cili ka qenë kryetar i kësaj gjykate, përfundimi është i tmerrshëm. Ai mendon që një draft-statut i tillë që është prezantuar dhe po qarkullon në publik do ta minojë përfundimisht shtetësinë e Kosovës. Draft-statuti krijon një nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, më saktë thotë se do të themelojë një Kushtetutë të vetëm pasi kushtetuta e Kosovës nuk mund të japë mendime për atë draft-statut”, tha Çollaku, për Euronews Albania.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?