Osmani reagon pasi nënkryetares së Leposaviqit iu dogj vetura: Po synohet pengimi i integrimit të serbëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Osmani tha se djegia e veturës së Miletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. “Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen […]
Osmani tha se djegia e veturës së Miletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
“Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani.
Kujtojmë se Miletiqit iu djeg mbrëmë një pjesë e veturës, ku sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshanit, arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.












