Opozita e “gozhdon” Hekuran Muratin për buxhetin: Po mbështeten komunat e VV-së

Opozita e “gozhdon” Hekuran Muratin për buxhetin: Po mbështeten komunat e VV-së

Me debate e kundërshtime është përcjellë diskutimi rreth Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2024 në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online. Kritikat u adresuan në shumën prej 1 miliard euro për subvencione, ndërsa vetëm 200 milionë euro për investime kapitale. Aty u tha se 805 milionë euro do të […]

Me debate e kundërshtime është përcjellë diskutimi rreth Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2024 në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online. Kritikat u adresuan në shumën prej 1 miliard euro për subvencione, ndërsa vetëm 200 milionë euro për investime kapitale.

Aty u tha se 805 milionë euro do të shkojnë për paga dhe mëditje gjatë vitit 2024, ndërsa buxheti në total për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, shpjegoi në detaje sa i përket këtij buxheti.

“Ky buxhet do të shkojë në implementimin e Ligjit për Paga, prioritizimin e fushës së arsimit, sportit meqenëse jemi organizatorë për lojërat olimpike 2030. Buxheti për vitin e ardhshëm si tërësi i shpenzimeve, pra gjithsej shpenzimet buxhetore janë 3 miliardë e 314 milionë euro. Kjo pastaj financohet nga të hyrat buxhetore që janë 3 miliard e 28 milionë euro, ndërkaq pjesa tjetër parashihet që të jetë deficit dhe i cili financohet përmes huamarrjes së jashtme dhe të brendshme”.

Murati tha se mbushja e këtij buxheti është bërë falë “mbylljeve të kanaleve të kontrabandës”.

“Jemi munduar të bëjmë më shumë gjatë këtyre viteve ka qenë luftimi i informalitetit dhe trajtimi i gjitha palëve në mënyrë të barabartë. Në këtë rast përveç kësaj është luftuar edhe kontrabanda dhe janë mbyllur shumë kanale të kontrabandimit që kanë qenë të hapura ndër vite, dhe tani patjetër se ato mallra vazhdojnë të furnizohen, veçse tani përmes kanaleve zyrtare dhe figurojnë edhe si import zyrtar dhe paguajnë taksat dhe tatimet për këtë import”.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja pyeti sa është shtesa e buxhetit për komunat krahasuar me vitin e kaluar.

“Krahasuar me vitin e kaluar është rreth 90 milionë euro, më tepër sesa viti paraprak. Mirëpo, nëse krahasojmë si trend, kemi një kapërcim goxha të madh, sidomos dy viteve të fundit”, u përgjigj Murati.

Kritika për ndarjet buxhetore pati deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Sipas Shalës, Qeveria e ka ndarë buxhet më pak për investime kapitale, ndërsa ka shtuar atë për subvencione.

“Asnjë afat nuk e arsyeton këtë buxhet dhe këto janë disa shkarje. Në buxhet ke 24 për qind investime kapitale dhe 30 për qind subvencione. Ju personalisht e keni anashkaluar çështjen e subvencioneve. 1 miliard euro janë në dorën tuaj që të bëni çka të doni, ndërsa janë vetëm 200 milionë euro për investime kapitale”, deklaroi Shala.

Tutje, Shala tha se Qeveria ka diskriminuar komunat e mëdha, ndërsa ka mbështetur ato që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Investime e reja nëpër komunat. Komuna e Shtimes i ka 1.1 milion euro, ndërsa Skenderaj vetëm 15 mijë euro. Edhe Prishtina ka më pak se Shtimja projekte të reja investive”, u shpreh Shala, teksa kritika pat edhe për uljen e buxhetit për kategoritë e dala nga lufta.

Shala vazhdoi kundërshtimin, duke e quajtur mashtrues ministrin Murati. Sipas Shalës, shuma e lartë e ndarë për subvencione është për shkak se të afërsisë së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se me këtë buxhet nuk do të mund të jetësohen shumë premtime.

“Me këtë buxhet që e keni parapa është e pamundur që të përmbushet programi qeverisës. Te çerdhet në këtë buxhet nuk mund të ndërtohen aq sa janë premtuar, për banim social, ka qenë premtim shumë i madh, sigurimet shëndetësore. A do të thotë se në vitin 2024 nuk do të nisim me sigurime shëndetësore”, pyeti Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?