“Nuk jam i sigurt që më ka rrëmbyer UÇK” – deklarata e dëshmitarit të 35 në Hagë

“A më ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt”, ka thënë dëshmitari i 35 me radhë gjatë dëshmisë së tij ndaj Thaçit dhe të tjerëve. I njëjti është shprehur se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë. “Dikush me ka rrëmbyer, por se di kush”, tha ai. […]
I njëjti është shprehur se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë.
“Dikush me ka rrëmbyer, por se di kush”, tha ai.
Tutje, kryetari i trupit gjykues Muenawl Mettraux ka vazhduar me pyetje.
Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.
“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.
Gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.
Kujtojmë se ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.
Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.
I njëjti kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.












