‘Një shtet i madh serb me Kosovën dhe Malin e Zi’: Deklaratat e Dodikut shihen si kërcënim për rajonin

‘Një shtet i madh serb me Kosovën dhe Malin e Zi’: Deklaratat e Dodikut shihen si kërcënim për rajonin

Kreu i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili njihet për retorikë nacionaliste ka vazhduar te provokoj me deklarata kontraverse. Dodiku, deklaroi se në këtë shekull duhet të jetë një shtet i madh serb, që përfshinë Kosovën dhe Malin e Zi në të. Në përpjekje që të zbusë gjuhën kërcënuese, ai tha […]

Kreu i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili njihet për retorikë nacionaliste ka vazhduar te provokoj me deklarata kontraverse.

Dodiku, deklaroi se në këtë shekull duhet të jetë një shtet i madh serb, që përfshinë Kosovën dhe Malin e Zi në të.

Në përpjekje që të zbusë gjuhën kërcënuese, ai tha tutje se kjo ide duhet të formësohet me mjete paqësore dhe jo me luftë.

Eurodeputetja Viola Von Cramon, vlerëson se këto deklarata te Dodikut janë rrezik për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj dhe ka kërkuar një reagim të fuqishëm nga blloku evropian.

“Integriteti territorial dhe paprekshmëria e kufijve janë parimet kryesore për paqen e qëndrueshme edhe në Ballkanin Perëndimor. Tani, pothuajse nuk ka asnjë ditë të vetme kur Milorad Dodik të mos ketë sulmuar dhe provokuar integritetin territorial të shteteve fqinje të Bosnje dhe Hercegovinës. Të gjitha deklaratat dhe kërcënimet e tij të neveritshme nuk janë trajtuar siç duhet ndërsa ai testonte kufijtë. Në një moment, do t’i duhet një reagim i qartë nga pala udhëheqëse e BE-së ndaj kësaj shkeljeje të përhershme të parimeve themelore. Tani është koha për një mesazh të vendosur”, ka thënë ajo për Tëvë1. Kurse, profesori nga John Hopkins Univeristy, Daniel Serëer, thotë se Beogradi akoma dëshiron të ketë hegjemoni politike mbi shtetet fqinje.

Sipas tij idetë për një Serbi të madhe akoma nuk kanë vdekur.

“Ai po shtyn për Serbinë e Madhe, e cila natyrisht do të shkaktonte destabilitet dhe ndoshta luftë me fqinjët. Serbia dëshiron të paktën të gjithë territorin në të cilin jetojnë serbët në shtetet fqinje. Në rast të dështimit të kësaj, Beogradi dëshiron hegjemoninë politike mbi ta. Kjo është e papranueshme për fqinjët, për BE dhe për SHBA”, ka thënë Serëer.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka vënë sanksione Millorad Dodikut, si përgjegjës apo bashkëpunëtor, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?