Ndryshe nga PDK dhe LDK, Haradinaj: E kemi lexuar draftin e Asociacionit në tërësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak kanë pasur mundësi ta lexojnë në tërësi dokumentin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin në PDK e LDK thanë se nuk e kanë parë. Ai ka thënë se kanë […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak kanë pasur mundësi ta lexojnë në tërësi dokumentin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin në PDK e LDK thanë se nuk e kanë parë.
Ai ka thënë se kanë zhvilluar bisedë për hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe çfarë mund të pres Kosova pas implementimit të planit franko-gjerman.
“E kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve në këto komuna. Çdo herë u referohet ligjeve dhe Kushtetutës. Komentet se a pajtohemi me këtë draft do të bëhen pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar ai pas takimit me Lajçakun.












