Ndizen qirinj në nderim të ish-aktivistit Astrit Dehari

Me rastin e 7-të vjetorit të vdekjes së Astrit Dehari janë ndezur qirinjë pranë Murali për Astrit Deharin. Në këtë përkujtim morën pjesë krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë të Astrit Deharit, ish- aktivistë eytetarë. Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, tha se organet e drejtësisë po vazhdojnë të mos e zbardhin shkakun e vdekjes së […]
Me rastin e 7-të vjetorit të vdekjes së Astrit Dehari janë ndezur qirinjë pranë Murali për Astrit Deharin.
Në këtë përkujtim morën pjesë krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë të Astrit Deharit, ish- aktivistë eytetarë.
Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, tha se organet e drejtësisë po vazhdojnë të mos e zbardhin shkakun e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Gjatë ditës LVV ka organizuar disa aktivitete, si homazhe dhe dhurim vullnetar të gjakut.












