Mustafa e quan Autonomi, ish-gjyqtari i Kushtetueses beson se Asociacioni s’ka kompetenca më shumë se komunat

Artan Mustafa, studiues i shkencës politike, ka thënë se nëse një gjë e tillë implementohet atëherë do të jetë autonomia më e madhe në Evropë. ”Publiku dhe çdokush duhet ta dijë që kjo është autonomia më e madhe në Evropë, çfarë i kërkohet Kosovës”, ka thënë ai. Por ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë […]
Artan Mustafa, studiues i shkencës politike, ka thënë se nëse një gjë e tillë implementohet atëherë do të jetë autonomia më e madhe në Evropë.
”Publiku dhe çdokush duhet ta dijë që kjo është autonomia më e madhe në Evropë, çfarë i kërkohet Kosovës”, ka thënë ai.
Por ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë se “kjo është një qeverisje lokale”, duke mos parë rrezik.
”Kjo është për vendosjen e një qeverisje lokale, sipas mendimit tim e cila nuk do të ketë fuqi politike për me ndiku në dezintegrimin e Kosovës, sepse ka me pas kontroll politik, institucional, e kontroll të akteve. Madje ka me pas kontroll edhe prej mekanizmave të sigurisë, të NATO’s të OSBE’s”, ka thënë ai.












