Murati: S’ka Asociacion të mirë për Kosovën

Murati: S’ka Asociacion të mirë për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se Asociacion të mirë për Kosovën nuk ka. Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ka thënë së në momentin kur të këtë Asociacion ai do të këtë kompetenca, siç tha komunat serbe do të bëjnë përpjekje që të bëjnë një lloj qeverie të tyre. “Nuk […]

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se Asociacion të mirë për Kosovën nuk ka.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ka thënë së në momentin kur të këtë Asociacion ai do të këtë kompetenca, siç tha komunat serbe do të bëjnë përpjekje që të bëjnë një lloj qeverie të tyre.

“Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën, pra nuk ka. Hiq nuk ka rëndësi a ka kompetenca, apo nuk ka, pak është edhe debat qesharak ky sepse në momentin kur ka një Asociacion ai do të këtë një lloj kompetencash, d.m.th do të zëvendësojë, duam ne apo nuk duam, të them qoftë Qeverinë qendrore, qoftë komunat në ushtrimin e pushteteve të caktuara… ai do të jetë në esencë shtesë në raport me komunat, por komunat serbe sigurisht do të bëjnë përpjekje që atë të bëjnë një lloj qeverie të tyre. D.m.th pa marrë parasysh se cila është më shkronjë kompetenca e tyre në thelb krijimi i një Asociacioni është problematik për shtetin e Kosovës, po flas çfarëdo lloj Asociacioni”, ka deklaruar ai.

Tutje, Murati ka thënë se që në fillim Qeveritë kanë gabuar, pasi janë përqendruar të flasin vetëm për çështjen e serbëve në Kosovë (përjashtim 2018-2019), dhe nuk e kanë përfshirë edhe çështjen e shqiptareve në Luginë.

Ai tha se në bisedime është dashur që të kërkohet reciprocitet për shqiptarët, ashtu siç janë duke kërkuar serbët të drejta.

“Sigurisht se ti kur të jesh në një situatë kur ai të implemetohet, presioni është i madhe që të bëhet t’i duhet të bësh presion që ai të këtë sa më pak kompetenca. Por, në thelb ky ka qenë gabim që nga fillimi që ne jemi përqendruar të flasim vazhdimisht për çështjen e të drejtave të serbëve në Kosovë, sidomos të atyre në veriun e Kosovës dhe ka qenë një formulë që mendoj prej fillimi që ne ia kemi huq si politikë që nga viti 2011 kur ia kemi nisur këtë që për asnjë moment përveç asaj intermecos 2018 pak 2019 nuk është shtruar asnjëherë në bisedime çështja e shqiptareve në Kosovën Lindore… pra të mos flasim ne vetëm për pozitën e serbëve në Kosovë, pra nëse Kosova dhe Serbia kanë probleme të pazgjidhura, ato kanë, atëherë një nga ato probleme është edhe pozita e shqiptarëve në Kosovën Lindore…Është dashur të kërkosh reciprocitet nëse serbët kërkojnë pozitë të veçantë autonomi, status special sidomos për veriun e vendit, atëherë të kërkosh edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës“, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?