Mungojnë disa barna në Onkologji, ShSKUK thotë se ato s’kanë autorizim

Mungojnë disa barna në Onkologji, ShSKUK thotë se ato s’kanë autorizim

Onkologjia është njëra nga klinikat që po ballafaqohet me problemin e mungesës së barnave. Për këtë së fundmi janë të njoftuar edhe institucionet që bëjnë furnizim me barna, të cilat thonë për Dukagjinin se po kanë telashe me procedurat e blerje së disa barnave që nevojiten për trajtimin e pacientëve me kancer Nga mëngjesi po […]

Onkologjia është njëra nga klinikat që po ballafaqohet me problemin e mungesës së barnave. Për këtë së fundmi janë të njoftuar edhe institucionet që bëjnë furnizim me barna, të cilat thonë për Dukagjinin se po kanë telashe me procedurat e blerje së disa barnave që nevojiten për trajtimin e pacientëve me kancer

Nga mëngjesi po qëndron para dyerve të Onkologjisë.

Vedat Dina nga komuna e Rahovecit, ka ardhur në klinikë për të sjellë kunatën e tij që të marrë terapinë e pestë kundër kancerit.

Ndonëse thotë se kujdesi i mantelbardhëve është i mirë, ai tregon se si pasojë e mungesës së barnave, familjes së tij i është dashur t’i blejë disa lloje tash e disa seanca.

“I kemi ble dy barna, menxi i gjeta se ish mungesë. Çka kanë këtu po japin por çka s’kanë po duhet mi ble. Këto dy lloje u dashtë me dalë jashtë spitali mi ble pasi që kishte mungesë të tyre”, ka deklaruar Vedat Dina nga Rahoveci.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi ka thënë se janë mirë të furnizuar,  derisa për disa mungesa ka kërkuar që pyetjet të adresohen te Barnatorja Qendrore e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E, nga kjo e fundit, janë renditur barnat që mungojnë në klinikë, derisa ka thënë se për sigurimin e tyre po bëhen  shpjeguar arsyen kryesore që po bënë të mos ketë furnizim me disa lloje të barnave.

“Me produktet Ushqim Enteral, tashmë veç se jemi furnizuar, ndërsa për produktet Sunitinib, Erlotinib dhe Bicatulamide jemi në pritje të liferimit nga Operatori Ekonomik. Ndërsa produkti pantoprazol është në procedurë të vlerësimit në zyrën e Prokurimit pasi është produkt që është futur së listën e re esenciale. Produktet tjera janë produkte që nuk kanë Autorizim Marketingu në Republikën e Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë jemi në koordinim për zgjidhje alternative të prokurimit për këto produkte”, thuhet nga ShSKUK.

Sipas ShSKUK-së, Onkologjia është e furnizuar me rreth 90 % të produkteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.

Ndërsa për barnat që mungojnë, Ministria e Shëndetësisë, nuk ka dhënë përgjigje, derisa për listën e barnave esenciale, kjo ministri kishte ndarë rreth 60 milionë euro për vitin 2023. /Dukagjini/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?