‘Mos-publikimi i Draftit të Asociacionit’, Kastrati: Është hapi i parë i madh drejt heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës

‘Mos-publikimi i Draftit të Asociacionit’, Kastrati: Është hapi i parë i madh drejt heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ende nuk e ka bërë publik Draftin e Asociacionit për të cilin është pajtuar t’a nëshkruaj. Ai ka deklaruar se diçka e tillë i është kërkuar nga emisarët gjatë takimit në Bruksel. Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati. Kastrati tha […]

Ai ka deklaruar se diçka e tillë i është kërkuar nga emisarët gjatë takimit në Bruksel.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për Gazeta Blic deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

Kastrati tha se Kurti po e ‘mbyll’ për publikun, pasi nga marrëveshja bazike derivon autonomia dhe i gjithë ky proces legalizon ndarjen e Kosovës.

Ai tha se përveç ndarjes de-facto të veriut, kishat serbe bëhet si Vatikani.

Kastrati potencoi se ky është hapi i parë i madh drejt heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Po e mban mbyll sepse nga marreveshja derivon automomia jashte rendit kushtetues te Kosoves dhe tani ka filluar ‘Zbatimi’. Ky proces tash e legalizon ndarjen e Veriut nga Kosova.

Kjo është ndarje e Veriut pa asnjë kundërbalancë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës se lëre më të marrim 1 cm2 nga Lugina e Preshevës. Përveç ndarjes de-facto të Veriut, kishat serbe bëhen si Vatikani, si Mali i Atosit, etj , pra shtet brenda shtetit.Po e mban të mbyllur sepse ky është fillimi i disfunksionalizimit të Kosovës, ky është hapi i parë i madh drejt heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës” deklaroi Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Kastrati, tha se Kurti me lojën e tij të ndytë e solli Kosovën para dy opsioneve shumë të këqija, sanksione drastike ose autonomi.

“Kurti këtë po e realizon përmes një loje të ndytë, me shumë truqe diplomatike, me lojë fjalesh, rima e togfjalësh duke e bërë shpjegimin e këtij procesi sa me pak të interpretueshëm nga të gjitha palët, pra sa më të komplikuar shpjegimin që mos ta kuptojnë ata 45% që ky i ka quajtur analfabet funksional”

“Pra, për shkak te gabimeve si diletant me targat erdhi deri te një presion i madh ndërkombetar ( dhe presion nga brenda përvec tjerash edhe për shkak të varferise).

“Njëkohësisht, këtë temë për dy vite rresht e zgjodhi me i ik presionit të brendshëm që vjen nga papunesia, çmimet e larta dhe varfëria. Ky bëri këtë zgjidhje që me truqe e lojë fjalësh po e kamuflon para publikut duke e dëmtuar rëndë shtetin e Kosovës dhe ardhmërinë e femijëve tanë per t’i siguruar vetes edhe pak kohë në pushtet. Aq i bën këtij për Kosovën.”deklaroi Kastrati.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?