Mos luani me ne, na e hoqët shtesën e rrezikshmërisë që e kishim: Çka tha FIT-i në protestë?

Mos luani me ne, na e hoqët shtesën e rrezikshmërisë që e kishim: Çka tha FIT-i në protestë?

Kështu deklaroi një pjesëtar i Njësisë Intervenuese – FIT, para Qeverisë së Kosovës: ‘Njësia Speciale Intervenuese dhe ajo për trajtimin e mjeteve ekskluzive, sot jemi mbledhur para qeverisë për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e mospërfshirjes së rrezikshmërisë në punë. Jemi njësia elite e policisë së Kosovës. Këto dy njësi, janë të […]

Kështu deklaroi një pjesëtar i Njësisë Intervenuese – FIT, para Qeverisë së Kosovës:

‘Njësia Speciale Intervenuese dhe ajo për trajtimin e mjeteve ekskluzive, sot jemi mbledhur para qeverisë për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e mospërfshirjes së rrezikshmërisë në punë.

Jemi njësia elite e policisë së Kosovës. Këto dy njësi, janë të përgatitura nga akademi elite në botë.

Këto dy njësi, gjithmonë kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë, kanë realizuar me sukses operacione policore, sidomos në pjesnë e veriut të vendit, operacione me të cilat janë ndier krenarë, jo vetëm policia e Kosovës por për të gjithë qytetarët tanë.

Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kemi marrë premtime për benefitet që na takojnë, por asnjëherë nuk u realizuan.

Fillimisht, arsye ka qenë mungesa e Ligjit të pagave, por edhe nëntë muaj pas miratimit të këtij ligji, nuk janë marrë parasysh kërkesat tona, përkundrazi ka pasur edhe ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë që e kemi gëzuar nga viti 2010, u ndalua e tëra.

Ne jemi unik në kërkesat tona dhe nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre, prandaj ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë që të marrin hapa konkret në realizimin e tyre.

I nderuar kryeministër, ju i dini shumë mirë kërcënimet dhe rreziqet që operatorët e këtyre operacioneve marrin jo vetëm gjatë detyrës zyrtare, por edhe privatisht.

Prandaj, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani më familjet tona.

Ne kemi dëshmuar veten në të kaluarën dhe së fundmi, në neutralizimin e sulmit terrorist më 24 shtator 2023.

Kërkojmë nga ana juaj, që propozimin për shtesat e rrezikshmërisë, ta merrni parasysh.

-kategorizimi si njësi të veçanta, dhe përfshirja në listën e ekspertëve

-rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.

-kërkesat tona janë absolutisht ekonomike, lehtë të realizueshme, kërkojmë të mos përdoremi nga askush për qëllime politike.’

 

Lexo edhe:

Njësia më elitare e Policisë proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?