‘Mos e ngrit zërin’, Lekaj e Rizvanolli përplasen në Komision

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është përplasur me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, ku Rizvanolli po raporton lidhur me grevën e minatorëve. Gjatë raportimit të Rizvanollit, në një moment, Lekaj tha se po të ishte në pozitën e ministres do të qante sot, […]

Gjatë raportimit të Rizvanollit, në një moment, Lekaj tha se po të ishte në pozitën e ministres do të qante sot, derisa e akuzoi se po qeshet me kërkesat e minatorëve.

“Me kanë në pozitën tande, unë kisha kajt sot, jo me ardh me shit mend. Një ministre që qeshet me kërkesat e minatorëve, unë nuk e di atëherë pse ekziston si ministre”, tha Lekaj.

Rizvanolli tha se nuk qeshi me kërkesat e minatorëve, por me një deklarim të mëhershëm të Lekajt.

“Z.Lekaj, unë nuk qesha me kërkesat e minatorëve, por qesha me deklarimin tuaj se e dini, jeni të vetëdijshëm…”, tha Rizvanolli.

Më pas, Lekaj e akuzoi që po ia shtrembëron deklaratën, raporton Express.

“Nuk thash që jam i vetëdijshëm, mos e shtrembëro…mos e shtrembëro”.

Më pas, Rizvanolli i drejtohet Lekajt, duke i thënë “mos e ngrit zërin”.

Ndryshe, Rizvanolli tha se nuk ka mundur të raportojë në komision javën e kaluar, meqë ka qenë për vizitë në Gjermani dhe Francë, vizitë për të cilën ka thënë se ka qenë e planifikuar shumë më herët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?