Molliqaj: Qeveria Kurti s’ka interesim të bëjë drejtësi për rastin e Astrit Deharit

Molliqaj: Qeveria Kurti s’ka interesim të bëjë drejtësi për rastin e Astrit Deharit

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së ka thënë se janë bërë 7 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, dhe nuk ka interesim nga Qeveria Kurti që të bëjë drejtësi për të. Ai thotë se Astrit Deharin e kanë shfrytëzuar, e kanë keqpërdorur, dhe tani nuk ka interesim nga Qeveria për drejtësi, dhe se po e refuzojnë […]

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së ka thënë se janë bërë 7 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, dhe nuk ka interesim nga Qeveria Kurti që të bëjë drejtësi për të.

Ai thotë se Astrit Deharin e kanë shfrytëzuar, e kanë keqpërdorur, dhe tani nuk ka interesim nga Qeveria për drejtësi, dhe se po e refuzojnë super ekspertizën për me e konstatu se çfarë ka ndodhur në atë rast.

“S’ka interesim Qeveria Kurti për me bo drejtësi për Astrit Deharin, e ka instrumenatlizu, keqpërdor, dhe shfrytëzu. Vite më herët e kemi thënë që këta nuk do të bëjnë asgje në ketë punë, tash se fundmi dhe publikisht po e refuzojnë super ekspseritzën si një instrument kredibil, për me konstatu se cfarë ka ndodhur në atë rast, po e refuzojnë ata bashkë me gjasë edhe me familjarët por qeveria po e refuzon”, tha Molliqaj në Blic Interview.

“Kjo është shumë keq sepse kjo e vërteton akuzën tonë për ta që e kanë instrumenatlizu për vota dhe për interesa tjera Astritin (Deharin). Ia kanë borgj shoqërisë kosovare që një rast kaq i rëndë, që ka qenë me përmasa politike dhe që ka gjeneru diskurs publik mbi të mos m’u zbardh, prandaj besoj kryekput që është mos vullnet i qeverisë, sepse ekpsertiza e jashtme nuk bohet nga institucionet e Kosovës”, shtoi ai.

Molliqaj thotë se këtë qeverisje e ka udhëheq paranoja, frika dhe rreziku, ku e ka bërë shumë konzervatore në veprimet dhe në bindjet e saj.

“E ka udhëheq paranoja, frika, rreziku dhe e ka bërë shumë konzerse edhe në veprime por edhe në bindje. Në njërën anë e ka luftu secilën kategori shoqërore që ka qu kry për kërkesat e veta, me mjekë, me policë, me mësimdhënës…”, tha ai.

Ai thotë se kemi luftë ndaj kategorive shoqërore dhe kemi abstenim ndaj bizneseve të mëdha, ku thotë se kemi rënie të rritjes ekonomike shumë të madhe dhe se Kosova nuk është në trend të mirë ekonomikisht.

Molliqaj thotë se nëse do të ketë zgjedhje do të marrin pjesë, pasi që tani PSD-së është duke iu rrit kredibiliteti.

“Do të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. PSD-së është duke iu rrit kredibiliteti sa i përket kritikës për pushtetin, mos të harrojmë që na kemi qenë të dënum, që çdo kritikë e jona është dukur si inat. Kur kemi thënë ne që Albini e bënë Zajednicën kanë thënë po e bëjnë për ianti, kur kemi thënë ne që Albini i lufton sindikatat, i lufton krerët e luftës së UÇK-së, kanë thanë po e thanë për inati… Tash u kry mandati dhe po del që nuk ka qenë çështje inati”, tha ai.

Ai tha se po të kishim një Qeveri tjetër nuk do të lejonim Kosovën që të hyjë në një projekt politik që është fatal për vendin siç është Asociacioni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?