Miratohet në parim projektbuxheti 2024 mes akuzave dhe kundërakuzave pozitë-opozitë

Miratohet në parim projektbuxheti 2024 mes akuzave dhe kundërakuzave pozitë-opozitë

Me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2024. Me akuza e kundër akuza Qeveri-opozitë është përcjellë seanca e sotme maratonike plenare prej më shumë se dhjetë orëve për shqyrtimin të projektbuxhetit. Gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit për 2024, kryeministri Albin […]

Me akuza e kundër akuza Qeveri-opozitë është përcjellë seanca e sotme maratonike plenare prej më shumë se dhjetë orëve për shqyrtimin të projektbuxhetit.

Gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit për 2024, kryeministri Albin Kurti në seancë plenare tha se në buxhetin e paraparë prej më shumë se 3.3 miliardë euro do të ketë nëntë milionë euro më shumë investime kapitale se në vitin aktual.

Kurti deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, ku kanë paraparë 370 milionë euro. Ai theksoi se janë planifikuar tre milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për komunat e Kosovës.

Kurti po ashtu tha se buxheti i vitit të ardhshëm është “buxhet i komunave”, ku theksoi se tre milionë euro janë paraparë për Luginën e Preshevës.

Në prezantimin e projektbuxhetit, Kurti shtoi se kanë paraparë ndarjen e mbi 90 milionë euro për nënat lehona dhe fëmijët nën 16-vjeç. Shefi i ekzekutivit u shpreh se do të ketë investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore dhe fusha të tjera.

Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë prioritet sa i përket nevojave të qytetarëve dhe për një ekonomi më të fortë.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë bërë me dije se nuk do ta përkrahin projektbuxhetin, pasi sipas tyre, nuk paraqet interesat e qytetarëve të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u shpreh kundër projektbuxhetit për vitin 2024, me arsyetimin se planifikimi aktual nuk ka alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quajti zvogëlim real të pagave rritjen e koeficientit nga 105 në 110 euro, teksa shprehu shqetësimin për  mohimin e pagesave shtesë për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës dhe mosndarjen e asnjë shtese për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tha se është përkeqësuar struktura e buxhetit dhe investimet kapitale kanë rënë në 16 për qind, ndërkohë që ka rritje masive të subvencioneve dhe ulje të investimeve kapitale.

Kjo parti opozitare kërkoi që në mes dy leximeve duhet të rishikohet çështja e pagave dhe skemat sociale, të cilat duhet të indeksohen me normën e inflacionit./KP

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?