Minatorët s’e kanë ndërprerë grevën: Kryesindikalisti sqaron mashtrimin që provoi ta bëj Bordi i ndërmarrjes

Minatorët s’e kanë ndërprerë grevën: Kryesindikalisti sqaron mashtrimin që provoi ta bëj Bordi i ndërmarrjes

Në faqen e tyre në rrjetin social ‘Facebook’, Ndërmarrja “Trepça” doli me një komunikatë se minatorët kanë ndërprerë grevën, por Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së “Trepçës”, në një deklaratë për Albanian Post ka përgënjeshtruar këtë njoftim, duke e quajtur krejtësisht të pavërtetë. “Grevën nuk e kemi ndërprerë vazhdojmë me kërkesat e ngjashme, pavarësisht që gjendja shëndetësore […]

Në faqen e tyre në rrjetin social ‘Facebook’, Ndërmarrja “Trepça” doli me një komunikatë se minatorët kanë ndërprerë grevën, por Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së “Trepçës”, në një deklaratë për Albanian Post ka përgënjeshtruar këtë njoftim, duke e quajtur krejtësisht të pavërtetë.

“Grevën nuk e kemi ndërprerë vazhdojmë me kërkesat e ngjashme, pavarësisht që gjendja shëndetësore e minatorëve është jashtëzakonisht e vështirësuar, jemi të palëkundur kërkesat tona”, ka deklaruar për Albanian Post Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi.

Në fakt “Trepça sh.a”, provoi të mjegulloi opinionin publik duke shkruar se grevën e kanë ndërprerë “minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, por grevistët që po kërkojnë shkarkimin e kryeshefit të bordit, Enis Abdurrahmani, përmirësimin e kushteve të punës dhe paga me rregullë, nuk janë as ata të Kishnicës e as ata të Artanës.

“Ne jemi minatorët e Trepçës apo minatorët e Stantërgut që po qëndrojmë në grevë tash e nëntë ditë”, sqaroi Januzi.

Ai ishte udhëheqës i delegacionit të minatorëve që u takuan të martën me deputetët e Kuvendit të Kosovës, por që mbledhja e komisionit përfundoi pa një rezultat, meqë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzonin të merrnin vendim për përkrahjen e kërkesave të tyre pa një opinion nga Qeveria e Kosovës fillimisht.

“Akoma s’kemi marrë asgjë konkrete nga institucionet për realizimin e kërkesave tona”, tregoi Januzi.

Greva, e përbërë prej 300 minatorëve dhe punëtorëve të “Trepçës” po vazhdon dhe është futur në ditën e nëntë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?