Menaxhmenti i “Trepçës” ndëshkon minatorët grevistë, ua ndal pagesat e mëditjeve dhe shujtave

Menaxhmenti i “Trepçës” ndëshkon minatorët grevistë, ua ndal pagesat e mëditjeve dhe shujtave

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim që t’u ndalohen pagesat për mëditje të rregullta dhe për shujtë të gjithë minatorëve që kanë qenë në grevë. “Të gjithë punonjësit e Trepça Sh.A. të cilët kanë bojkotuar punën, ju ndalohet pagesa për mëditje të rregullta si dhe pagesa për shujtë që […]

“Të gjithë punonjësit e Trepça Sh.A. të cilët kanë bojkotuar punën, ju ndalohet pagesa për mëditje të rregullta si dhe pagesa për shujtë që nga data 24.10.2023” – thuhet në këtë vendim.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se u.d. kryeshefi është bazuar në atë që punonjësit kanë bojkotuar punën pa paralajmërim si dhe bazuar në Ligjin për grevat, ku thuhet se “Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.

Këtë grevë, përmes së cilës po kërkohet edhe shkarkimi i tij, u.d. kryeshefi e ka quajtur të paligjshme, pasi që, siç thuhet në këtë vendim, greva nuk është paralajmëruar së paku 7 ditë më herët dhe është hapur pa këshill grevist.

Destan Kerleshi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës” tha për Kallxo.com se ky vendim është kërcënues dhe shantazhues, por që nuk do ta zbehë zërin e minatorëve.

“Ky është vendim i padrejtë ndaj minatorëve të cilët po e ngrisin zërin për të drejtat e tyre elementare, është shkelje e demokracisë dhe lirisë së fjalës” – tha Kerleshi.

Minatorët janë zotuar se nuk do ta ndërpresin grevën pa u përmbushur tri kërkesat e tyre: Realizimi i pagës mujore me kohë (nga data 6-10 në fillim të çdo muaji), shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.

Minatori i ‘Trepçës”, Sami Peci, sot duke folur para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, i emocionuar ka kërkuar ndihmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të bërë zgjidhje për kërkesat e minatorëve.

Gjatë këtyre ditëve, dhjetëra minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë, e disa të tjerë janë dërguar në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Në një konferencë për media të premten e kaluar, i pyetur  kur  do të realizohet premtimi për investimet në “Trepçë” dhe për grevën e minatorëve, kryeministri Albin Kurti, nuk u përgjigj fare.

“Kryeministri kaq pati kohë, më duhet ta takoj gazetarin gjerman Eric Rathfelder, e njoh që një çerek shekulli, është këtu. Këtu e keni zëvendëskryeministrin” – tha Kurti për Kallxo.com

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar sot në lidhje me vendimin e Qeverisë në shkurt të këtij viti, që t’i jepte kredi ‘Trepçës’ prej 20 milionë euro, por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Murati ka thënë se ekipet teknike janë në negocim dhe sipas tij, së pari duhet të sigurohet kapaciteti pagues i ndërmarrjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?