Me koeficientin e ri, paga më së shumti iu rritet Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës

Me koeficientin e ri, paga më së shumti iu rritet Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë tha se për sektorin publik, koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro. E me rritjen e koeficientit tashmë siç është e rregulluar […]

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë tha se për sektorin publik, koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

E me rritjen e koeficientit tashmë siç është e rregulluar me ligj, rriten edhe pagat në sektorin publik.

Rritjen më të madhe të pagave, do ta kenë ata që e kanë koeficient më të lartë.

Në bazë të ligjit në Kosovë koeficientin më të madh e ka Presidentja e Kosovës (18).

Paga e Presidentes me rritjen e koeficientit të pagave nga 1890 euro sa e ka aktualisht, shkon në 1,980 (90 euro rritje).

Paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga 1837 euro, shkon në 1925 euro (88 euro rritje).

Paga e kryeministritkryetarit të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës Supreme, Kryeprokurorit të Shtetit rritet për 85 euro (nga 1,785 euro shkon në 1,870 euro).

Paga e deputetëve dhe ministrave rritet për 82 euro (nga 1,722 euro shkon në 1,804 euro).

Paga e kryetarit të Prishtinës dhe komandantit të FSK-së rritet për 75 euro (nga 1,575 euro shkon në 1,650 euro).

Paga e ushtarit të FSK-së rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro).

Paga e gardianit të burgut rritet për 27.5 euro (nga 577.5 euro shkon në 605 euro)

Paga e policit dhe zjarrfikësit rritet për 25 euro ( nga 525 euro shkon në 550 euro).

Paga e rektorit të UP-së rritet për 71 euro (nga 1491 shkon në 1562 euro)

Paga e profesorit universitar rritet për 62 euro (nga 1302 euro shkon në 1364 euro)

Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të lartë rritet për 29 euro (nga 609 euro shkon në 638 euro)

Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të ulët rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro)

Paga e edukatorit rritet për 26 euro (nga 546 euro shkon në 572 euro)

Paga e mjekut specialist rritet për 60 euro (nga 1,260 euro shkon në 1,320 euro)

Paga e infermierit rritet prej 25 deri 30 euro.

Koeficientet e të gjitha kategorive të sektorit publik mund t’i shihni në Gazetën Zyrtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?