Libri i Blerim Canajt në fokus të Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ

Libri i Blerim Canajt në fokus të Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ

Michael Martens në një artikull në formë recensioni për „Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ“ prezenton librin e ish diplomatit kosovar Blerim Canajt me titull në origjinal „Politischer Scheideweg. Die Universität Prishtina als Brennpunkt ethnonationaler Konflikte 1989-1999“ (Kthesa politike. Universiteti i Prishtinës si pikë e nxehtë e konflikteve etnonacionale 1989-1999) i publikuar së fundi në shtëpinë […]

Michael Martens në një artikull në formë recensioni për „Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ“ prezenton librin e ish diplomatit kosovar Blerim Canajt me titull në origjinal „Politischer Scheideweg. Die Universität Prishtina als Brennpunkt ethnonationaler Konflikte 1989-1999“ (Kthesa politike. Universiteti i Prishtinës si pikë e nxehtë e konflikteve etnonacionale 1989-1999) i publikuar së fundi në shtëpinë botuese prestigjioze gjermane “Harrasowitz Verlag”

 

Universiteti i pavarësisë

 Një studim tregon se si Universiteti i Prishtinës ka luajtur rol vendimtar në formimin e një identiteti të veçantë kosovar, se si nga një shtet në hije u bë një shtet 

Nga Michael Martens

Konflikti për Kosovën qëndroj në fillim dhe në fund të luftërave jugosllave. Kur presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviq anuloi autonominë e provincës së atëhershme, u shkatërrua balanca e brendshme e Jugosllavisë e ndërtuar me kujdes dhe kështu i forcoi tendencat ekzistuese kroate dhe sllovene për ndarje. Dhjetë vite më vonë sulmi i NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi solli tërheqjen e shtetit serb nga Kosova e cila pastaj në vitin 2008 shpalli pavarësinë e saj.

Blerim Canaj, në studimin e tij hulumton rolin e Universitetit të Prishtinës të themeluar në vitin 1970 në këtë proces. “Që nga themelimi i tij e veçanërisht që nga vitet 1980ta dhe 1990ta universiteti atakohej nga mediat dhe politika serbe si qendër e nacionalizmit shqiptar”, konstaton autori në hyrje të librit. Në fakt Universiteti në kryeqytetin kosovar ishte bërë një “mjet i luftës paqësore të popullit shqiptar por edhe një fushëbetejë e luftërave dhe ambicieve politike” shpjegon ai më tutje dhe citon historianin e Europës Juglindore Oliver Jens Schmitt i cili themelimin e universitetin dygjuhësor e përshkruante si “projekt emancipues të shqiptarëve” në të cilin fare pak bëhej shkencë.

Në rrethet nacionaliste serbe, themelimi i Universitetit për pakicën më të madhe të Serbisë (e cila në Kosovë ishte shumica e qartë) që në fillim shihej si një rrezik për kontrollin e Beogradit mbi Kosovën. “Shqiptarëve iu morën armët e iu dhanë topat” – thuhej në një vlerësim serb. Kalkulimi i atëhershëm serb ishte që përmes një personeli mësimdhënës të arsimuar në Beograd të krijohet një “elitë shqiptare komuniste projugosllave” në Kosovë, vlerëson autori. Lëndët “Bazat e Marksizmit Socialist” dhe “ Mbrojtja Popullore” ishin obligative në planprogramet e universitetit. Që një shumicë e studentëve kuptimin dhe qëllimin e Mbrojtjes Popullore kundër invazorëve të huaj më vonë do e interpretonin më ndryshe se sa që e kishte synuar Serbia, i takon radhës së ligjëratës “Ironi e Historisë” e cila nuk ishte obligative në Prishtinë.

Tekste mësimore shqipe dhe 200 mësimdhënës nga diktatura e Enver Hoxhës

Roli i Universitetit në forcimin e identitetit  ndërlidhej edhe me një ngjarje e cila kur ishte themeluar kjo Shkollë e Lartë tanimë ishte tejkaluar: Pas marshimit të Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki në vitin 1968, Shqipëria u largua nga Pakti i Varshavës, për ç ‘shkak u përmirësuan marrëdhëniet në mes të Tiranës dhe Beogradit. Në vazhdën e një marrëveshjeje me Shqipërinë, Universiteti i Prishtinës mund të fuste libra mësimor dhe 200 mësimdhënës nga diktatura e Enver Hoxhës. E kur në vitet e 80ta marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare u përkeqësuan sërish, mësimdhënësit e dërguar nga Shqipëria u zëvendësuan me gjeneratën e parë të profesorëve nga kosova. Kështu mbeti tek shumica e studentëve shqipfolës.

Bota e jashtme për herë të parë u interesua për universitetin për shkak të trazirave që filluan nga Universiteti në vitin 1981. Shkaku i paraqitur në dukje ishte një protestë e 2000 nga 36000 studentët kundër ushqimit të dobët të menzës. “Protesta u përhap shumë shpejt. Studentëve shqiptar, të cilët gëzonin një prestigj të lartë dhe brenda popullatës shqiptare vlenin si elitë intelektuale iu bashkuan dhjetëra mijëra shqiptarë në tërë Kosovën të cilët pastaj zyrtarisht demonstruan për ngritjen politike të Kosovës dhe kundër gjendjes së keqe sociale (…), shkruan Canaj dhe paraqet edhe elementin irredentist të protestave: “Nuk mungonin parullat të cilat kërkonin një bashkim me Shqipërinë dhe thërrisnin emrin e shefit të shtetit shqiptar Enver Hoxha”. Kërkesat për bashkimin e Kosovës e cila në fakt ishte provinca më e pazhvilluar e Jugosllavisë por megjithatë me një standard jetësorë më të lartë se sa me vendin evropian, të tretë më të varfërin në botë, qartëson shkallën e lartë të pakënaqësisë së atëhershme në shumicës së popullatës.

Në vitin  1981, Serbia edhe më tutje qëndronte në këmbë të forta. Por Universiteti i Prishtinës që herët ishte bërë faktor i pakthyeshëm i formimit të vullnetit politik në Kosovë. Për shembull, studentët përkrahën protestat e minatorëve dhe protestat tjera sociale. Në demonstratat kundër heqjes së autonomisë në fund të vitit 1988 morën pjesë qindra mijëra protestues e studentëria e Prishtinës luante një rol qendror në mobilizim.

Në vitet e tetëdhjeta nacionalizmi në Serbi fitoj rëndësi edhe si eho e ngjarjeve në Kosovë deri sa ai erdhi në fuqi në figurën e Millosheviqit. Millosheviqi tentoj që përmes serbizimit të të gjitha vendeve kyqe të kthente fuqinë në Kosovë.  “Qeveria serbe serbizoj tërë jetën institucionale në Kosovë e edhe Universitetin e Prishtinës duke shkarkuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe studentët shqiptarë dhe  me ndihmën e dhunës shtetërore duke i përzënë nga ndërtesat”, shkruan Canaj. Që tutje vlenin planprogramet serbe. Librat mësimor shqip u ndaluan, gjuha e mësimdhënjes ishte vetëm serbisht. Si reaksion elita shqiptare formoj institucionet paralele nga të cilat ata ishin përzënë. U krijua “Shteti në Hije” të cilin bota e jashtme e ndërlidhte para së gjithash me politikanin dhe shkrimtarin Ibrahim Rugova. Një “Parlament” shqiptar në hije i cili u takua nën qiellin e hapur shpalli pavarësinë nga Serbia por jo nga Jugosllavia, “Universiteti në Hije” furnizonte armatim shpirtëror për emancipim politik në raport me Serbinë. Gjith këtë Canaj e dokumenton thellësisht, për çka libri i tij është edhe një histori kosovare nga vitet e 70ta deri në intervenimin e NATOs 1999. Zhvillimi i Universitetit të Prishtinës është i ndërlidhur ngushtë me të.

Blerim Canaj: Politischer Scheideweg in Kosovo. Die Universität Prishtina als Brennpunkt ethonationaler Konflikte 1989 –1999.Harrassowitz Verlag, Wiesbaden 2023. 249 S., 58,– €.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?