LDK-ja e AAK-ja duan seancë të mbyllur për draft-statutin e Asociacionit: Kurti duhet ta informojë gjithë kuvendin, jo veç VV-në

LDK-ja e AAK-ja duan seancë të mbyllur për draft-statutin e Asociacionit: Kurti duhet ta informojë gjithë kuvendin, jo veç VV-në

Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kritikuar Qeverinë Kurti për mospublikim të draftit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, teksa kanë pak besim në Albin Kurtin si kryeministër. LDK e AAK, thonë se mungesa e transparencës, qeverinë e ka përcjellë që nga fillimi. Ndërsa sa i përket kërkesës së […]

Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kritikuar Qeverinë Kurti për mospublikim të draftit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, teksa kanë pak besim në Albin Kurtin si kryeministër.

LDK e AAK, thonë se mungesa e transparencës, qeverinë e ka përcjellë që nga fillimi. Ndërsa sa i përket kërkesës së faktorit ndërkombëtar që ky draft të mbahet i fshehtë, opozita ka kërkuar seancë të mbyllur.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta informojë gjithë Kuvendin dhe jo vetëm partinë e tij.

“Është shqetësuese për ne si opozitë mos dorëzimi i draftit të Asociacionit sepse nga fillimi ky proces nuk ka pasur aspak transparencë. I njëjti njeri kur ka qenë në opozitë ka kërkuar që para dhe pas çdo takim, çdo dokument që vjen të prezantohet në Kuvend.

“Atë ditë edhe pas ftesë që e kemi bërë si parti nuk patëm qasje në atë dokument. Çdo kush duhet ta dijë se kah jemi duke shkuar si vend. Kryeministri Kurti duhet që të dijë fillimisht që nuk është kryeministër vetëm i partisë por është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë duhet të jenë të informuar e sidomos në si deputetë”, u shpreh Krasniqi.

Ndonëse Kurti është shprehur se faktori ndërkombëtar i ka kërkuar konfidencialitet për këtë çështje, Krasniqi thotë se seancat mund të mbahen edhe të mbyllura dhe të informohen ata si deputetë.

“Unë e di që tha se ka kërkuar arena ndërkombëtare që me qenë konfidencial dokumenti, por në mundemi me mbajt seancë edhe të mbyllur, por edhe kryeministri mundet me thirrë në takim kryetarin e partisë për ta prezantuar draftin. Kurti nuk po mundet me tregu sepse ju e din se çfarë protestash dhe sa njeri është vrarë, është gjuajtur Kuvendi në atë kohë kur ai ka qenë në opozitë, puna e ‘Zajednicës’ që tash është Asociacion”, deklaroi ajo.

Kritika për mospublikim të këtij drafti ka shprehur edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj e cila tha se ekzekutivi në raport me Kuvendin ka qenë i mbyllur.

“Nga fillimi kemi thënë se në raport me dialogun qeveria ka qenë hermetike në fakt, ka qenë jo transparente dhe jo llogaridhënëse karshi institucionit që duhet me i jep llogari, e institucioni që duhet me i dhanë llogari është Kuvendi i Kosovës”.

“Unë jam edhe pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Komisionit për Integrime ndoshta ai draft është dashur që të vijë edhe në Komisioni për Politik të Jashtëm, së paku për deputet të cilët janë anëtarë të atij komisioni”, tha ajo.

Duke folur për draftin e Asociacionit, Kadriaj thotë se e mira e saj është filtrimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi thotë se nuk i beson aq shumë Kurtit.

“Ju e keni parë që kemi pasur një debat parlamentar ku Kurti është dashtë të raportoj, por në fakt nuk ka raportuar se nuk ka thënë asgjë. Është munduar t’i kamuflojë të gjitha këto dështimet e tij në raport  me dialogun, por edhe premtimet që i ka dhënë që nuk do të dialogojë edhe që nuk do ta pranojë Asociacionin duke u fshehur pas asaj që nuk e ka nënshkruar”.

“Gjithë opinioni edhe Kuvendi nuk bënë me qenë në terr informativ se çfarë po ndodhë në Kosovë. E mira e gjithë kësaj është se ky draft-statut ka të drejtë të interpretimit në Gjykatën Kushtetuese, përndryshe nuk kam besuar që do të sjellë diçka të mirë Albini, duke u bazuar në atë që nuk ka dashur që të dialogoj fare”, deklaroi ajo./EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?