Lajçak: Propozova një agjendë për takim në Bruksel, fokus zbatimi i marrëveshjes dhe gjetja e zgjidhjes për sfidat në Veri

Lajçak: Propozova një agjendë për takim në Bruksel, fokus zbatimi i marrëveshjes dhe gjetja e zgjidhjes për sfidat në Veri

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për vizitën e tij dyditore që pati në Prishtinë. Lajçak në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun. “Jam kthyer nga Kosova, ku kam udhëtuar për […]

Lajçak në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun.

“Jam kthyer nga Kosova, ku kam udhëtuar për të përcjellë të rejat nga vizita e fundit me kryekëshilltarët diplomatikë të Francës, Italisë dhe emisarin e SHBA-ve, Gabirel Escobar dhe takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel. U takova me zëvendëskryeministrin Bislimi për të diskutuar çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka shtuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahet së shpejti në Bruksel.

“Objektivi ynë ishte të vendosnim bazat për një takim të ardhshëm të Kryenegociatorëve, i cili do të zhvillohet së shpejti. Unë propozova një agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e ardhshëm në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë”, është shprehur emisari i BE-së.

Lajçak tutje ka theksuar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

“Përveç diskutimeve me zëvendëskryeministrin, kam informuar edhe shefat e misioneve diplomatike të BE-së me seli në Kosovë. Për më tepër, u takova me gjeneralmajor Ulutas, komandantin e misionit të KFOR-it të NATO-s. Biseda jonë u fokusua rreth situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe unë i ofrova atij një përditësim gjithëpërfshirës mbi Dialogun dhe negociatat e ardhshme. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë produktiv”, ka shkruar tutje Lajçak në Facebook.
Ai ka shtuar se “vizitën time e përfundova me një takim me përfaqësuesit e partive opozitare. Ne patëm diskutime interaktive për zhvillimet e fundit, si dhe për rrugën përpara në dialog dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?