Kuvendi i Shqipërisë: Disa deputetë demokratë futen nga dritarja në zyre

Deputetët Bledjon Nallbati, Ervin Salianji dhe Flamur Noka kanë hyrë nga dritarja për t’u futur në kryesinë e Kuvendit. Ata duan të marrin pjesë në komisione. Kjo e hënë është përfshirë nga situatë e pazakontë, ndërsa Garda ka rrethuar Kryesinë. Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të […]
Deputetët Bledjon Nallbati, Ervin Salianji dhe Flamur Noka kanë hyrë nga dritarja për t’u futur në kryesinë e Kuvendit.
Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024.
Deputetët qëndrojnë jashtë kryesisë së Kuvendit, në përpjekje për të hyrë. Ata qëndrojnë pas kangjellave të portës së Kryesisë duke u përpjekur të hyjnë












