“Kush thotë përshëndetje ia jap 10 mijë euro” – Një video e “rreme” e Behgjet Pacollit po qarkullon në Facebook, bashkëpuntori i tij del me sqarim

Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i Behgjet Pacollit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të videove në emër të ish-presidentit. I njëjti beri thirrje që njesia e krimeve kibernetike të ndjekë individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët. “Janë dhjetëra faqe në rrjetet sociale që përdorin profile të rreme nẽ emër […]
Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i Behgjet Pacollit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të videove në emër të ish-presidentit.
I njëjti beri thirrje që njesia e krimeve kibernetike të ndjekë individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët.
“Janë dhjetëra faqe në rrjetet sociale që përdorin profile të rreme nẽ emër të Presidentit Behgjet Pacolli për qëllime mashtrimi ndaj qytetarëve. Ju lus dhe këshilloj që t’i shmangeni atyre dhe t’i raportoni”, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Kujdes!
Ka një kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullojnë video të rreme dhe montazhe, të cilat synojnë mashtrimin e…
Posted by Jetlir Zyberaj on Monday, November 13, 2023












