Kush është lideri i Hamasit, Yahya Sinwar – ‘Fytyra e djallit’ që Izraeli pretendon se e ka bllokuar në një bunker?

“Ai do të lexonte gazetat izraelite në baza ditore. Ai i kupton ata më mirë se sa që ata e kupojnë atë – prandaj aftësia e tij për t’i mashtruar dhe për t’i kapuar ata në befasi, duke ekzekutuar kështu një operacion kaq efektiv si ai i tetorit të këtij viti”, kështu deklaron një ekspert […]
“Ai do të lexonte gazetat izraelite në baza ditore. Ai i kupton ata më mirë se sa që ata e kupojnë atë – prandaj aftësia e tij për t’i mashtruar dhe për t’i kapuar ata në befasi, duke ekzekutuar kështu një operacion kaq efektiv si ai i tetorit të këtij viti”, kështu deklaron një ekspert për median Sky News, përkthen Periskopi.
Izraeli pretendon se ka kapur liderin e Hamasit të izoluar në bunkerin e tij në qytetin e Gazës.
Yahya Sinwar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980.
Besohet se ai është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit, ai është më i kërkuari i Izraelit – një “i vdekur që ecën”, sipas kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili pretendon se e ka “të rrethuar dhe të izoluar atë”.
Ai ka kaluar më shumë se 20 vjet në burg për vrasjen e izraelitëve dhe gjithashtu palestinezëve të cilët “ishin të dyshuar” për bashkëpunim me palën tjetër.
61-vjeçari i cili mban pseudonime si “fytyra e djallit”, “kasapi i Khan Younis” dhe “burri i 12-të” – në lidhje me 12 informatorët e dyshuar që ai besohet të ketë vrarë.
Sinëar u lind në një kamp refugjatësh në Khan Younis, në jug të Gazës, në vitin 1962.
Ai studioi arabisht në Universitetin Islamik të Gazës, i cili u themelua në vitin 1978 nga dy burra që vazhduan të themelojnë Hamasin pothuajse një dekadë më vonë.
Atje ai u afrua veçanërisht me njërin prej tyre, klerikun Sheikh Ahmed Jasin.
Yassin dhe Mahmoud al-Zahar bashkëthemeluan Hamasin në 1987 si një grup i ndarë politik me bazë në Gaza të Vëllazërisë Myslimane.
Sipas raporteve izraelite, Sinëar tha se Yassin i dha atij një vendim në ligjin islamik për të vrarë këdo që dyshohej se bashkëpunonte me izraelitët.
“Izraeli tentoi ta rekrutoi Sinëar-in si bashkëpunëtorë të saj, duke i bërë oferta të mëdha”
Ai u arrestua për herë të parë për aktivitete subversive në vitin 1982. Në burg, ai u takua me anëtarë të tjerë kyç të Hamasit, duke përfshirë Salah Shehade, ish-udhëheqësin e krahut të tij ushtarak të Brigadave Qassam.
Pasi u arrestua dhe u burgos përsëri në 1985, ai u vu në krye të degës së sigurisë së brendshme të Hamasit, Forca Majd, e cila kërkoi dhe vrau spiunë të dyshuar izraelitë.
Ahron Bregman, një ish-major i ushtrisë izraelite, tani mësues i lartë në studimet e luftës dhe konfliktin arabo-izraelit në King’s College në Londër, tha se “Izraelitët u përpoqën për shumë vite ta rekrutonin atë si bashkëpunëtor vetë, duke i ofruar stimuj të mëdhenj”.
“Por kjo nuk funksionoi kurrë me Sinëar. Në fakt ai u bë i famshëm për vrasjen e palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim.”
Mësoi rrjedhshëm hebraishten në burg
Në vitin 1988 ai ndihmoi në rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes izraelite, persona këta të cilët e kishin kapur Sinëar-in dhe për këtë ishte dënuar me 22 vjet në një burg izraelit.
Pavarësisht se ishte i burgosur, Sinëar e përdori kohën në avantazhin e tij – duke mësuar rrjedhshëm hebraisht për të kuptuar më mirë armikun e tij dhe duke u ngjitur për t’u bërë udhëheqës i të burgosurve të Hamasit në Izrael.
“Ai do të lexonte gazetat izraelite në baza ditore. Ai i kuptonte ato shumë më mirë sesa ata e kuptonin atë – prandaj aftësia e tij për t’i mashtruar dhe për t’i zënë në befasi duke ekzekutuar operacionin e tij ushtarak në mënyrë kaq efektive në tetor 2023”, thotë Dr Bregman për Sky News, përkthen Periskopi.
Pesëmbëdhjetë vjet pas dënimit të tij me burg, ai shkoi në televizionin izraelit dhe foli në hebraisht, duke bërë thirrje për një armëpushim me Hamasin.
Ai u lirua në vitin 2011 si pjesë e shkëmbimit të më shumë se 1000 të burgosurve palestinezë për vetëm një ushtar peng izraelit – Gilad Shalit.
Duke komentuar burgosjen e tij më pas, Sinëar tha se “ata donin që burgu të ishte një varr për ne. Një mulli për të bluar vullnetin, vendosmërinë dhe trupat tanë. Por, faleminderit Zotit, me besimin tonë në kauzën tonë ne e kthyem burgun në vende të shenjta adhurimi dhe akademi për studime”.
Detyruan informatorin e dyshuar të varroste vëllain e tij
Në Gaza ai vazhdoi të rriste ndikimin e tij në radhët më të larta të Hamasit.
Ai mbeti i përkushtuar ndaj detyrës së tij fillestare për të demaskuar dhe vrarë tradhtarët – si bashkëpunëtorët izraelitë ashtu edhe anëtarët e grupeve rivale militante.
Një ish-anëtar i inteligjencës izraelite i tha Financial Times se dikur ai mburrej për detyrimin e një anëtari të Hamasit të dyshuar për informimin e një fraksioni konkurrent që të “varroste të gjallë vëllanë e tij… duke i dhënë atij një lugë për të përfunduar punën”.
Në vitin 2015 ai mendohet se ka qenë i përfshirë në torturimin dhe vrasjen e komandantit të Hamasit, Mahmoud Ishtiëi.
Ai u akuzua për përvetësim dhe “krime morale”, duke përfshirë aktivitetin e dyshuar homoseksual, me Sinëar që mendohej se kishte orkestruar vrasjen e tij nga frika se mund të komprometonte grupin.
Duke komentuar se si vrau një bashkëpunëtor tjetër, ai tregoi se si ai dhe një grup të tjerësh i lidhën sytë Ishitiëi dhe e çuan në një varr të improvizuar, përpara se ta mbytën me një kaffiyeh (mbulesë koke mashkullore arabe) dhe ta varrosin atj
‘Figura mitike’ në historinë palestineze
Në të njëjtin vit që mendohet se e vrau Ishtivin, ai u shpall terrorist nga qeveria amerikane.
Ai zëvendësoi Ismail Haniyeh si lider të Hamasit në fillim të vitit 2017 dhe u rizgjodh në vitin 2021, duke i mbijetuar më vonë një atentati.
Si udhëheqës, ai ka rritur përdorimin e forcës nga grupi, duke rritur protestat dhe lëshimin me raketa në kufirin izraelit.
Me prejardhjen e tij ushtarake, ai shihet si dikush i aftë për të bashkuar krahët e armatosur dhe politikë të Hamasit.
Dr Bregman e përshkruan atë si një “njeri me pak fjalë” dhe një “lider natyral… karizmatik, i fshehtë dhe manipulues”.
“Ai do të mbahet mend si arkitekti i sulmeve të 7 tetorit dhe personi që u shkaktoi izraelitëve fatkeqësinë e tyre më të tmerrshme që nga krijimi i shtetit të tyre në vitin 1948”, shton ai.
Megjithëse metodat e tij kanë qenë “barbare”, Dr Bregman beson se kjo do të shihet “nga këndvështrimi palestinez, pavarësisht çmimit të tmerrshëm që po paguajnë tani, si një fitore e madhe”.
“Sinëar ka fituar një vend në panteonin e udhëheqësve të mëdhenj palestinezë,” shton ai.
Dëshmitë e njerëzve në terren në Gaza, megjithatë, sugjerojnë se metodat e tij të dhunshme kanë lënë shumë prej tyre të zhgënjyer me Hamasin.
Me premtimin e Izraelit për të shkatërruar Hamasin dhe të gjithë liderët e tij, Dr Bregman beson se ata “do ta marrin atë në fund”.
Por para kësaj, atij mund t’i ofrohej kalimi i sigurt në një vend tjetër si pjesë e marrëveshjes politike, pasi ish-udhëheqësi i Organizatës për Çlirimin Palestinez (PLO) Yasser Arafat ishte në Tunizi në 1982.
“Cilido qoftë fati i tij, nuk ka dyshim se Sinëar do të mbetet në historinë palestineze si një figurë mitike,” thotë Dr Bregan. /SkyNews – Periskopi/












