Kusari-Lila për minatorët: Po grevojnë në kundërshtim me ligjin

Minatorët kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit tha se Qeveria i ka bërë “të gjitha përpjekjet” për t’u ndërprerë greva. Ajo tha se Trepça “nuk ka këshill grevist” dhe se greva po bëhet në kundërshtim me ligjin. “Të gjitha përpjekjet për […]
Ajo tha se Trepça “nuk ka këshill grevist” dhe se greva po bëhet në kundërshtim me ligjin.
“Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva. Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë, ndërsa një pjesë e atyre që janë në Grevë në Stantërg e kanë ndërprerë grevën”, tha Kusari-Lila.
Sindikata e Minatorëve të Trepçës është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë, në ditën e dhjetë.












