Kurti takon James O’Brien në Paris, nuk e përmend dialogun, thotë se ia konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Kurti takon James O’Brien në Paris, nuk e përmend dialogun, thotë se ia konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Pa përmendur dialogun me Serbinë, Kurti tha se ai ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe për synimet për anëtarësim në BE dhe NATO. “Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së […]

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Pa përmendur dialogun me Serbinë, Kurti tha se ai ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe për synimet për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së [për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike] O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti në X.

Pleased to meet w/ U.S. Asst Secretary of State O’Brien, who confirmed 🇺🇲’s ongoing support of 🇽🇰. We discussed Kosova’s rapid economic & democratic progress—widely recognized by int’l orgs—and I reiterated our commitment to EU & NATO membership as our chief strategic objectives. pic.twitter.com/0uxzRcTRK0

— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2023

O’Brien gjatë një udhëtimi të tij në disa shtete europiane ka marrë pjesë edhe në Forumin e Paqes në Paris ku po qëndron edhe Kurti.

Ai ka shfrytëzuar këtë Forum për të zhvilluar takime edhe me liderët nga disa vende të Ballkanit Perëndimor.

James O’Brien mori rolin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike më 5 tetor 2023.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?