Kurti më në fund gjen kohë për NJSI-në, sot zhvillohet takimi i shumëpritur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pritet të takohet me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës e njohur si FIT, për të diskutuar rreth kërkesave të tyre. Sipas burimeve të Telegrafit, takimit pritet të mbahet rreth orës 16:00 në ambientet e Qeverisë. Ndryshe, pjsëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës e njohur […]

Sipas burimeve të Telegrafit, takimit pritet të mbahet rreth orës 16:00 në ambientet e Qeverisë.

Ndryshe, pjsëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës e njohur si FIT, patën protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Përfaqësuesi i FIT-it gjatë protestës pati thënë se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, kishte thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Përfaqësuesi i FIT-it bëri të ditur se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Ndërkaq, ata patën paralajmëruar edhe një protestë për në 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi kryeministri Kurti u pati premtuar që do t’i pres në takim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?