Kurti me krenari në Vjenë e lavdëron draft-statutin e Zajednicës që e pranoi: Është më i mirë se i vitit 2013 dhe 2015

Kurti me krenari në Vjenë e lavdëron draft-statutin e Zajednicës që e pranoi: Është më i mirë se i vitit 2013 dhe 2015

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku është pajtuar t’i nënshkruaj si pako marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe draftin për Asociacionin, megjithatë, tregoi kushtet që i vendosi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e të cilat […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku është pajtuar t’i nënshkruaj si pako marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe draftin për Asociacionin, megjithatë, tregoi kushtet që i vendosi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e të cilat e shqetësojnë.

Kurti në një bashkëbisedim me drejtoren e Karl-Renner-Institut, Maria Maltschnig, ka thënë se paradoksi është se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje në Ohër dhe Bruksel, por problemi është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë po për të mos nënshkruar.

“E tash i bije pishman edhe që ka thënë po, ka thënë po në koncept e jo në përmbajtje. E pastaj e kemi edhe aneksin zbatues që ka 12 pika, por së voni kemi pasur edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është sjellë nga pesëshja e të dërguarve speciale, për të cilin i kamë dhënë kritikat e mija”.

“Në takimin me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës, ata theksuarin urgjencën e zgjedhjes së kësaj çështje dhe thash përkundër kritikave që kam ndaj draftit për asociacionin që është më i mirë se sa ai i 2013 apo 2015, edhe pse nuk është aq i mirë sa do ta shkruaja unë vet ose sa do të dëshiroja, thash po e nënshkruajmë sonte  marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe këtë draft në një pako dhe i kërkova kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës, statusin e kandidaturës dhe partneritetin e paqes, por presidenti Vuçiq, pasi pati takim me të njëjtit njerëz tha se nuk mund ta nënshkruaj  në të njëjtën letër me kryeministrin Kurti. Duhet t’i kemi dy dokumente të ndara, unë nënshkruaj me BE-në. Serbia nënshkruan me BE-në, unë nuk kam konflikt me BE-në, a do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, sigurisht që duhet ta nënshkruaj, këtë e ka bërë edhe me paraardhësit e mi, Thaçi dhe Mustafa, dhe unë me kryeministren Bërnabiq kam nënshkruar , pra nuk është që nuk ka precedent të nënshkruajmë dhe ta zbatojmë, por pastaj përkundër refuzimit tradicional për të nënshkruar ai kërkoi edhe një letër anësore që do t’i dërgoheshin ndërmjetësve, ku thuhej se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varej nga ai kjo dhe e treta nuk ka respektim të integritetit territorial dhe kjo më brengos, kjo është gjë e re, kjo është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes bazë”.

“Çfarë dua të shoh është që miqtë e mi që e kanë ndërmjetësuar këtë dialog dhe janë referë kur ka shkelje të marrëveshjes , ku ka shkelje të secilin enën, ata duhet të fishkëllejnë , kur ka shkelje, kur ka faull duhet të fishkëllehet. Ka kaq shumë shkelje që nuk po merren parasysh dhe këtu kemi ngecur“, tha ai, duke shpresuar se do të gjendet ndonjë rrugë e duhur për nënshkrimin e marrëveshjeve”.

Ai tha se tanimë duhet ekstradimi i grupit të Radojçiqit dhe arrestimi i pjesëtarëve të dy organizatave serbe që Kosova i ka shpallur si terroriste.

Kurti përmendi vendosjen e barrikadave, lëndimin e 90 ushtarëve të KFOR-it, rrëmbimin e tre policëve dhe vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjakut, tha se Kosovës nuk i duhet episodi i pestë, por ajo që duhet është mbështetja e BE-së dhe SHBA-së që duhet qartësisht, pafund sepse shenjat e gishtërinjve të Beogradit zyrtar janë mbi çdo gjë që ka ndodhur më 25 shtator./KP

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?