Kryesindikalisti i Policisë: Kanë filluar dorëheqjet që kur u bë publik propozimi Qeverisë për shtesa

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në T7 ka folur për pakënaqësitë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me propozimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë. Zeqiri ka thënë se ka pakënaqësi të mëdha lidhur me shumat e propozuara nga Qeveria dhe se që nga dalja e propozimit […]

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në T7 ka folur për pakënaqësitë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me propozimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.

Zeqiri ka thënë se ka pakënaqësi të mëdha lidhur me shumat e propozuara nga Qeveria dhe se që nga dalja e propozimit ka pasur dorëheqje nga radhët e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Kreu i Sindikatës ka thënë se pakënaqësia është e madhe mes pjesëtarëve të Policisë.

“Pakënaqësia është e madhe. Dua ta deklaroj edhe një shqetësim që e kemi si sindikatë, e që duhet ta ketë edhe Qeveria. Që nga dalja e këtij propozimi ka disa dorëheqje, e që ato dorëheqje që nga fillimi janë mbi 60 deri tani. Unë kam informacione që kemi pas (dorëheqje)”, ka potencuar për T7 Zeqiri.

Ai ka thënë se një hetues i krimeve të rënda që ka marrë shtesë të sigurisë 180 euro, sipas propozimit do t’i marrë 75 euro.

Zeqiri ka thënë se presin përmirësime të propozimeve, meqë Policia dobësohet nga dorëheqjet vullnetare.

Ai ndër të tjera ka thënë se Policia ende as s’ka sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?