Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet duke kontrabanduar proteina pa dokumenta, avokati thotë se malli nuk ishte i tij

Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet duke kontrabanduar proteina pa dokumenta, avokati thotë se malli nuk ishte i tij

Posta private “Postman Sh.P.K” u ndalua dje nga Policia pasi i janë gjetur mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara. Njësia e Task Forcës aty ka kapur mall me vlerë prej 18 mijë euro. Kjo kompani është në pronësi të Albin Rrahmani, i cili është familjar i deputetit të VV-së, Eman Rrahmani. Përfaqësuesi juridik i […]

Përfaqësuesi juridik i kompanisë, Naim Spahiu i tha Gazetës Insajderi se mallrat nuk janë të kompanisë dhe se shërbimi i tyre ka të bëj vetëm me bartje të produkteve nga klientët.

“Nuk ka të bëj me kontrabandë të kompanisë, “Postman Sh.P.K”. Proteinat janë kapur në territor të Kosovës , klientin ynë ka porosit në një vend dhe na si postë kemi shku më e marrë. Kemi vazhdu duke respektu rregullat për tregti dhe ligjin për shërbimet postar. Policia ka kërku dokumentacion shtesë të klientelës dhe kanë konstatuar se nuk i plotëson kushtet duke vazhduar tutje me procedurat”, tha Spahiu për Insajderin.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se Njësia e Task Forcës ka ndaluar një automjeti ku u gjetën 43 paketa proteina që dyshohet të jenë kontrabanduar.

“Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS“, njoftoj policia.

Kompania “Postman Sh.P.K”, udhëhiqet nga Albin Rrahmani, i cili është familjar i deputetit të VV-së, Eman Rrahmani.

Sipas deklarimit në ARBK, Albin Rrahmani në këtë kompani ka 100 për qind të aksioneve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?