Komisioni Evropian kërkon detaje për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët

Komisioni Evropian, ende nuk ka një qëndrim për marrëveshjen e nënshkruar të hënën mes Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e kampeve të refugjatëve. Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar për mediat italiane se autoritetet e Brukselit janë në kontakt me palën italiane për të mësuar më shumë detaje për paktin e arritur mes dy […]

Komisioni Evropian, ende nuk ka një qëndrim për marrëveshjen e nënshkruar të hënën mes Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e kampeve të refugjatëve.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar për mediat italiane se autoritetet e Brukselit janë në kontakt me palën italiane për të mësuar më shumë detaje për paktin e arritur mes dy shteteve.

Zëdhënësi i KE shprehet se “para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë”, shkruan Euroneës.al.

Zyrtarët e Komisionit Europian konfirmojnë se janë vënë në dijeni për marrëveshjen mes dy shteteve përpara se ajo të firmosej në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni.

Marrëveshja u bë e ditur ditën e hënë nga kryeministrja e Italisë gjatë konferencës për media me homologun shqiptar.

Gjatë fjalës së saj, Meloni tha se pakti i nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë është një model bashkëpunimi që mund të përdoret edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, për t’u përballur me krizën e emigrantëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?