KMDLNJ: Regjistrimi i veturave gratis për qytetarët e veriut, diskriminim në baza etnike

KMDLNJ: Regjistrimi i veturave gratis për qytetarët e veriut, diskriminim në baza etnike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë që po vazhdon diskriminimi i qytetarëve kosovarë në baza etnike duke përmendur ofertën për regjistrim të veturave me targa RKS me lehtësime financiare vetëm për qytetarët e veriut të vendit. “MPB e Kosovës ditëve të fundit bombardoi qytetarët e vendit me SMS në […]

“MPB e Kosovës ditëve të fundit bombardoi qytetarët e vendit me SMS në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me të cilin fton qytetarët që deri me datën 1.12.2023 të regjistrojnë veturat me targat RKS, me lehtësira financiare (gratis) sipas një vendimi të qeverisë. Kjo ofertë gjeneroze, e motivuar politikisht dhe etnikisht thellësisht diskriminuese, e kundërligjshme dhe kundër të drejtave elementare të njeriut vlen vetëm për komunat e veriut, komunat e Asociacionit që kanë refuzuar targat RKS që nga përfundimi i luftës e deri më sot”, ka thënë KMLDNj në një komuniukatë.

“Qytetarët e tjerë të Kosovës detyrohen të regjistrojnë veturat me tarifa financiare në shpërputhje me gjendjen e tyre ekonomike dhe, çdo vonesë penalizohet nga autoritetet përgjegjëse. Në gjerdanin e diskriminimit të qytetarëve të Kosovës, ekskluzivisht sipas parimit politik dhe etnik siç ishte pagesa nga buxheti i shtetit të rrymës, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë dhe tatimeve tjera, rrogat për Rojat e Urës dhe strukturat tjera të kundërligjshme, pa e bërë as edhe një ditë të vetme të punës po i shtohet edhe regjistrimi i veturave me targa RKS për kategorinë e qytetarëve jointegrues të veriut të Kosovës të cilët, që nga përfundimi i luftës kanë refuzuar të paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin madje, jo rrallë duke e kundërshtuar dhunshëm institucionet e shtetit të Kosovës”.

KMDLNj-ja ka thënë që qeveria po diskriminon në baza etnike duke kërkuar nga ata që të reshtin së bëri këtë.

“Pse nuk ndodh e njëjta edhe për qytetarët e tjerë shqiptarë të cilët ende nuk i kanë regjistruar automjetet, nisur nga fakti që ende ka aq shumë automjete të paregjistruara dhe që paraqet pengesë për Kosovën për anëtarësim në kartonin e gjelbër?!Kjo dukuri e shëmtuar dhe diskriminim në baza etnike dhe politike nuk ndodhë në asnjë vend normal të botës dhe është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut aq më parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës këto veprime diskriminuese i ka shpallur të kundërligjshme si dhe ka urdhëruar, (përmes vendimeve të gjykatave tjera) që të kompensohen qytetarët  e Kosovës të përkatësisë joserbe që janë plaçkitur që nga përfundimi i luftës dhe me ato mjete është paguar rryma për serbët e veriut”.

“KMDLNj –ë thërret qeverinë e Kosovës të ndërpresë me diskriminimin flagrant të të drejtave të njeriut në baza etnike dhe politike që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

KMDLNj –ë thërret qeverinë e Kosovës të fillojë me kompensimin e qytetarëve për dëmet që ua kanë shkaktuar përmes fryrjes së faturave të energjisë elektrike që nga përfundimi i luftës sikur që u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të drejtat e tyre t’i realizojnë individualisht përmes padive në gjykatat përkatëse duke kërkuar të kompensohen për mjetet e tjetërsuara kundërligjshëm nga qeveritë paraprake dhe kësaj që është në fuqi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?