Këshilltari i Liburn Aliut, harxhoi dyfish më shumë sesa vetë ministri në udhëtime

Këshilltari i Liburn Aliut, harxhoi dyfish më shumë sesa vetë ministri në udhëtime

Gent Zeqiri, këshilltar politik i Liburn Aliut në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka qenë “kampion i shpenzimeve” në udhëtime përbrenda vitit 2023. Ai ka shpenzime më shumë sesa Aliu e numri dy i tij, Hysen Durmishi, bashkë. 4,807 euro është shifra që ka shpenzuar nga janari deri në tetor të këtij viti këshilltari […]

Ai ka shpenzime më shumë sesa Aliu e numri dy i tij, Hysen Durmishi, bashkë.

4,807 euro është shifra që ka shpenzuar nga janari deri në tetor të këtij viti këshilltari politik i Aliut. Shpenzimet më të mëdha Zeqiri i ka pasur gjatë muajit shkurt, ku ka harxhuar 2,521 euro dhe në muajin qershor, 1,048 euro.

Në muajin shkurt shpenzime të përafërta ka pasur edhe ish-zëvendësministrja Linda Cavderbasha, e cila ka shpenzuar 2,285 euro në udhëtim përgjatë këtij muaji.

Ndërkaq, vetë ministri ka pasur shpenzime prej 2,973 eurosh përbrenda të njëjtit afat kohor për udhëtime.

Në anën tjetër, zëvendësministri Hysen Durmishi ka të shpenzuara në total prej 493.87 eurosh.

Zëvendësministri tjetër, Jeton Zogiani, i ka të harxhuara 824,86 euro në udhëtime.

Kështu figuron në të dhënat që ka dërguar në adresë të Gazetës Insajderi MMPHI-ja, pasi iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës për qasje në shpenzimet jashtë vendit.

Në total, deri më tani, kjo ministri ka shpenzuar 18,902 euro vetëm në udhëtime.

Tek pjesa e akomodimit shpenzime më së shumti ka ministri Aliu. Vetëm atij përbrenda një muaj i janë dashur 4,313 euro për t’u akomoduar. Në total, ai ka shpenzuar 4,876 euro.

Para nga buxheti i Kosovës për të paguar për akomodim ka shpenzuar edhe shoferi i ministrit, Pleurat Thaçi, 70.48 euro

Totali i shpenzimeve për akomodim për periudhën janar-tetor në këtë ministri është 5,962 euro.

 

Shpenzime më së shumti për dreka zyrtare në MMPHI ka pasur Liburn Aliu, i cili i ka harxhuar 2,634 euro përbrenda periudhës janar-shtator.

Pas tij vjen Hysen Durmishi, që nga buxheti ka marrë 1,740 euro për dreka zyrtare.

Totali i tërë shpenzimeve për dreka zyrtare nga kjo ministri është 5.127 euro. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?