Kërcënimet nga grupe terroriste serbe mobilizuan Policinë që t’i marr në mbrojtje krerët e opozitës në Kosovë

Policia e Kosovës ka marrë më mbrojtje sot liderët e parive opozitare të Kosovës, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se kërcënimet e shumta të grupeve terroriste serbe ndaj politikanëve shqiptarë në Prishtinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kanë shtyrë Policinë e Kosovës që të angazhojnë […]
Policia e Kosovës ka marrë më mbrojtje sot liderët e parive opozitare të Kosovës, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se kërcënimet e shumta të grupeve terroriste serbe ndaj politikanëve shqiptarë në Prishtinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kanë shtyrë Policinë e Kosovës që të angazhojnë mbrojtje të afërt policore për kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, atë të LDK’së Lumir Abdixhikun dhe politikanë tjerë të subjekteve politike parlamentare.
Burime të Reporteri.net brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Krasniqi, Abdixhiku dhe politikanë tjerë nga Kosova në këtë kohë të brishtë sigurie, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt.












