Kërçeli: A po e përgatitë Përparim Rama Stacionin e Autobusëve për ndërtime 23 katëshe?

Shefi i kabinetit të Zyrës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, duke thënë se së bashku me borxhet dhe obligimet e tij po zhduken edhe pronat publike të Prishtinës, shkruan Periskopi. Sipas Kërçelit, Rama me planin që kinse do ta lironte komunikacionin në Prishtinë, me koeficient 7 po […]
Sipas Kërçelit, Rama me planin që kinse do ta lironte komunikacionin në Prishtinë, me koeficient 7 po tenton të ndërtojë objekte mbi 23 katëshe në pronë publike, saktësishtë në ndërtesën e Stacionit të Autobusëve.
“Padyshim qe borxhet e Përparimit mund të shlyhen, por bashkë me borxhet e obligimet e tij po zhduken edhe pronat publike të Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook./PERISKOPI
Postimi i plotë:












