Kadare për marrëveshjen Shqipëri – Itali: S’e kuptoj ku qëndron problemi

Kadare për marrëveshjen Shqipëri – Itali: S’e kuptoj ku qëndron problemi

Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare, ka thënë se nuk e kupton ku qëndron problemi në marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Në një përgjigje për mediumin italian “La Stampa”, ai ka thënë se Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë, raporton Klan Kosova. “Nuk më interesojnë gjërat e vogla, çfarë ndodh […]

Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare, ka thënë se nuk e kupton ku qëndron problemi në marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në një përgjigje për mediumin italian “La Stampa”, ai ka thënë se Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë, raporton Klan Kosova.

“Nuk më interesojnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuara, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, tha Kadare.

“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, thotë më tej Kadare.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Dritto e Rovescio” në Rete4 ku ka folur sërish për marrëveshjen Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve afrikanë në dy qendra të vendit deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil në Itali.

Duke folur në një lidhje ‘skype’ nga Parisi ku ndodhet për konferencën e donatorëve në ndihmë të Gazës, Rama tha se nuk mendonte se një çështje e tillë do të bëhej kaq e madhe, duke shtuar se në emigrantëve që do të strehohen në 2 qendra në Shqipëri do t’u garantohet dinjiteti njerëzor.

Kryeministrin kujtoi se qendra si ato që do të krijohen në Shqipëri, ekzistojnë edhe në vende të tjera si Greqia që është në BE por askush nuk e ka bërë të madhe këtë gjë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?