Italia do të ndertojë në Shëngjin një kamp për refugjatët nga Afrika dhe Azia

Italia do të ndertojë në Shëngjin një kamp për refugjatët nga Afrika dhe Azia

Italia do të ndërtojë një kamp refugjatësh ilegalë në portin e Shëngjinit, përpara se t’i pranojë ose jo në hapësirën e BE-së. Marrëveshja është arritur mes qeverive të dy vendeve, gjatë vizitës që Edi Rama po zhvillon sot në Itali. Rama u prit me ceremoni shtetërore në Palazzo Chigi në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia […]

Rama u prit me ceremoni shtetërore në Palazzo Chigi në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, kryeministrja italiane njoftoi marrëveshjen e arritur me kreun e qeverisë shqiptare sa i takon çështjes së emigracionit të paligjshëm. Në kuadër të marrëveshjes, Meloni tha se do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët në portin e Shëngjinit.

“Në një takim që kemi zhvilluar kemi pasur edhe iniciativa lidhur me migrimin. Fenomeni nuk përballohet vetëm. Kemi qenë mes trajtimit brenda dhe jashtë BE. Kemi punuar së bashku për të forcuar këtë bashkëpunim. Punuam me Ramën për emigracionin e paligjshëm, trajtimin brenda dhe jashtë BE-së. Shqipëria do të japë disa zona të saj për të pritur refugjatët. Italia do të kontribuojë financiarisht.

Refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona derisa te seleksionohen nëse duhet pranuar apo jo kërkesa. Fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksioni do të jetë italian. Porti i Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening. Do ketë një strukturë tjetër, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e observimit. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme. Jam e kënaqur me punën e bërë me mikun tim, Edi Rama. E konsideroj këtë një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë europiane. Duhet të bashkëpunojmë në një frymë europiane. Shqipëria një mike e Italisë dhe Bashkimit Evropian. Po sillet sikur të jetë vend anëtar i BE-së praktikisht.

Italia është një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Shqipërisë në BE. Besoj, se Ballkani Perëndimor është një vend europian, ne e kemi mbështetur këtë ribashkim të Evropës. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, do e bëjmë në mënyrën më të qartë, një model për t’u ndjekur.” u shpreh Meloni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?