Isni Kilaj del sot para gjykatës, brenda 48 orësh pas paraqitjes vendoset se a do të mbahet në paraburgim apo lirohet

Isni Kilaj del sot para gjykatës, brenda 48 orësh pas paraqitjes vendoset se a do të mbahet në paraburgim apo lirohet

Ish-Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar të enjten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai është transferuar dje në objektin  e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, derisa paraqitja e parë e tij është caktuar të mbahet sot, në orën 10:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara […]

Ai është transferuar dje në objektin  e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, derisa paraqitja e parë e tij është caktuar të mbahet sot, në orën 10:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës thuhet se “urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, kodi nr. 06/L-074 (KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedures sipas nenit 392 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).”

“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Isni Kilaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Isni Kilaj u transferua sot në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në bazë të urdhrit për transferim të lëshuar nga Gjykatësi i Vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, kodi nr. 06/L-074 (KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedures sipas nenit 392 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).

Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu arrestimin me mbështetjen e policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Sipas Ligjit, policia në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë për të ushtruar kompetencat që i janë dhënë policisë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Sipas Ligjit, kushdo që arrestohet në bazë të urdhrit të Prokurorit të Specializuar, nxirret para një gjykatësi të Dhomave të Specializuara brenda 48 orësh pas arrestimit të tij ose të saj.

Paraqitja e parë e Isni Kilajt është caktuar të mbahet të shtunën, 4 nëntor 2023, në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informua për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt.

Paraqitja e parë mund të përcillet në internet, me një vonesë të shkurtër, në faqen https://ëëë.scp-ks.org/sq/transmetim.

Seanca mund të përcillet edhe nga galeria për publikun e sallës së gjyqit në mjediset e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Krahas kësaj, DHSK-ja ka qendrën për mediat ku gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin procesin me një vonesë të shkurtër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?