Ish-kryeinspektori i AKI-së paralajmëron gjuajtje të sërishme në drejtim të policisë në veri

Ish-kryeinspektori i AKI-së paralajmëron gjuajtje të sërishme në drejtim të policisë në veri

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkelzen Sopjani, ka paralajmëruar gjuajtje të sërishme në drejtim të Policisë në veri të Mitrovicës. Sopjani në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, ka thënë se situata nuk duket se është e përgatitur për konflikte të mëtejshme, por ka brishtësi të caktuara të sigurisë, veçanërisht për shkak të […]

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkelzen Sopjani, ka paralajmëruar gjuajtje të sërishme në drejtim të Policisë në veri të Mitrovicës.

Sopjani në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, ka thënë se situata nuk duket se është e përgatitur për konflikte të mëtejshme, por ka brishtësi të caktuara të sigurisë, veçanërisht për shkak të Serbisë.

“Situata e sigurisë nuk është shqetësuese, por nuk është edhe jo e brishtë pasi që ka brishtësi dhe e gjithë kjo për shkak të fqinjit verior që e kemi Serbisë, pasi që interesi primar i tyre është që Kosova me qenë sa më e pasigurtë dhe me stagnu sa më shumë. E di sigurt që ata nuk kanë arritur në misionin e tyre, kanë dështuar dhe dështimi më i madh është parë edhe ditëve të fundit”, ka thënë ai.

Sopjani ka shtuar se ka pasur paralajmërime për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës.

“Paralajmërimi për një sulm të mundshëm në veri është bërë mbi bazën e përvojës dhe ekspertizës duke bërë krahasime dhe duke e njoftë se çfarë janë në gjendje për të bërë ata, kështu që për mua ka qenë e pritur edhe institucionet e sigurisë nuk kanë qenë të befasuar sepse edhe ato e kanë ditur pak a shumë se do të ndodhë diçka e tillë”, ka vijuar ish-inspektori i AKI-së.

Ai ka paralajmëruar se autoritetet e sigurisë duhet të jenë të përgatitura për ndonjë veprim sporadik nga ana e serbëve.

“E gjitha ndodhi dhe dolëm jashtëzakonisht ballëhapur dhe kryelartë në atë se çka pamë dhe nuk e përjashtojë që mund të ketë edhe pse probabiliteti është shumë më i vogël për me pasë diçka të tillë, mirëpo ndonjë veprim sporadik nuk përjashtohet edhe sot. Mund të ketë ndonjë gjuajte ndaj pjestarëve të policisë, sepse ata [serbët] kanë dal të lënduar dhe të zhgënjyer prej kësaj situate dhe do të mundohen që para publikut të tyre të na poshtrojnë”.

Sopjani ka theksuar se pjesëtarët e policisë në Kosovë duhet të jenë të vigjilentë ndaj ndonjë rreziku të mundshëm, pasi që serbët janë të zhgënjyer e të poshtëruar si dhe mund të eskalojnë me ndonjë gjuajtje ndaj pjestarëve të policisë.

Përkundër sfidave, Sopjani ka vlerësuar se situata e sigurisë nuk është e brishtë deri në masën që të dalë prej kontrollit dhe shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it është një tjetër faktor që ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në rajon.

“Serbia është dhe ka mbet në një iluzion, i cili iluzion ushqehet prej fanatizmave dhe prej nacionalizmave të sëmurë pasi që ata nuk shohin kurgjo përtej Serbisë dhe serbëve në këtë pjesë, por e kanë të qartë një pjesë e madhe e tyre të cilat janë duke u vetëdijesuar dhe duke e parë që nuk është mirë të jetohet në këtë iluzion pasi që nuk është lehtë edhe për ta për me qenë satelit i Rusisë, sepse rrethanat gjeopolitike po ndryshojnë”, ka përfunduar Sopjani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?