Ish-ambasadori Hysa: Nëse qëndrojnë ato që i kam lexuar në draft, çështja më komplekse se sa duket

Ish-ambasadori Hysa: Nëse qëndrojnë ato që i kam lexuar në draft, çështja më komplekse se sa duket

Ish-ambasadori i Kosovës, njëherësh edhe pjesëmarrës në bisedimet e Vjenës, Ylber Hysa në “RTK Prime” ka folur për draftin e publikuar nëpër medie. Ai ka thënë se nëse qëndrojnë ato që i ka lexuar në draftin e publikuar atëherë, sipas tij kjo çështje është më komplekse se sa duket. “Nëse qëndron ky draft atëherë duhet […]

Ish-ambasadori i Kosovës, njëherësh edhe pjesëmarrës në bisedimet e Vjenës, Ylber Hysa në “RTK Prime” ka folur për draftin e publikuar nëpër medie.

Ai ka thënë se nëse qëndrojnë ato që i ka lexuar në draftin e publikuar atëherë, sipas tij kjo çështje është më komplekse se sa duket.

“Nëse qëndron ky draft atëherë duhet të jetë një ofertë shumë komplekse, e cila nuk do të jetë aq e lehtë për tu vendosur në sistemin juridik dhe politik të Kosovës”, tha Hysa.
Ai ka thënë se ka gjëra pak a shumë që ishin të pritura, të cilat bazohen nga standardet që tashmë i ka njohur historiku juridiko-politik i Kosovës.

“Pos atyre të cilat bazohen nga standardet që tashmë i ka njohur historiku juridiko-politik i Kosovës, ka edhe komplet risi të tjera të cilat e bëjnë të themi mjaft kompleks këtë ofertë në disa segmente”, tha ai.

Ish diplomati ka folur edhe për preambulën që ka ky draftstatut i Asociacionit, ku përmendet edhe Rezoluta 1244, për të cilën tha se aty përmendet për të ia bërë qefin palës tjetër.

“Përmendja e Rezolutës 1244 mund të jetë aty edhe një lloj vënge e cila në fund do të duhej, ndoshta të ishte vegëz për të akorduar atë që është premtuar brenda njohjes ‘defacto’, që do të ishte një vend për Kosovën në OKB, dhe referimi mbi 1244, dikush mund ta ketë menduar si fusnotë ndërlidhëse, në këtë aspekt është një sojë me dy tehe”, thotë Hysa.

Ai thotë se ky draft parasheh disa nga instrumentet e reja përveç përmendjes së rezolutës 12 44 dhe se duhet pasur kujdes, sepse djalli fshihet në detaje.

Hysa: Ky draftstatut është një prapakthim

Ish-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa tha se ky draft parasheh edhe gjerat të reja pos rezolutës 1244, siç tha ai, është edhe arbitrazhi në rast kontesti ndërmjet Qeverisë dhe Asociacionit

“Në këtë draft përmendet edhe arbitrazhi që fjalën e fundit do ta jep BE, po ashtu këtu kishte edhe elemente të tjera që nuk njihen brenda sistemit tonë juridik, sikurse është arbitrazhi”, tha Hysa .

Po ashtu, sipas tij, në këtë draft ka një lloj mbikëqyrje, ku përmendet BE e cila do të jetë aty mbikëqyrëse për çështje të shpenzimeve.

E kjo, për Hysën është një lloj risie. “Kur t’i shikosh të gjitha këto duket një lloj kombinimi i të gjitha segmenteve, ndoshta edhe një prapakthim, sepse këtu ishin të gjitha llojet e elementeve që i paraprinë Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hysa.

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës ne bisedimet e Vjenës, Ylber Hysa, thotë se në draftin që ka dalë në media, ka elemente të reja, derisa sipas tij problematik është territori.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?