Ia kishte dhënë afro 175 mijë, Komuna e Përparim Ramës përmes tenderit një-burimor ia ndan edhe 17 mijë euro kompanisë së mikut të Hysen Durmishit

Ia kishte dhënë afro 175 mijë, Komuna e Përparim Ramës përmes tenderit një-burimor ia ndan edhe 17 mijë euro kompanisë së mikut të Hysen Durmishit

Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, ka ndarë 17,222 euro nëpërmjet një tenderi një-burimor për biznesmenin ferizajas, Bujar Shabanin, për ndërtimin e rrugës Slivovë-Peshter dhe krahun e rrugës në Llajshec. Për punime në të njëjtat rrugë, kjo komunë një vit më parë përmes një tenderi me procedurë të hapur ia kishte besuar pronarit […]

Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, ka ndarë 17,222 euro nëpërmjet një tenderi një-burimor për biznesmenin ferizajas, Bujar Shabanin, për ndërtimin e rrugës Slivovë-Peshter dhe krahun e rrugës në Llajshec. Për punime në të njëjtat rrugë, kjo komunë një vit më parë përmes një tenderi me procedurë të hapur ia kishte besuar pronarit të “Bagerit”, duke ia dhënë afro 175 mijë euro për zhvillimin e punimeve. Insajderi ka kontaktuar Komunën e Prishtinës dhe pronarin e “Bagerit” për ta pyetur nëse ky tender parasheh punime shtesë, por të dy palët s’kanë qenë të qasshme.

Në fillim të muajit nëntor, Komuna e Prishtinës ka njoftuar për dhënie të kontratës ndaj kompanisë së biznesmenit Shabani në vlerë prej mbi 17 mijë euro për ndërtimin e rrugës Slivovë-Peshter dhe krahun e rrugës në Llajshec përmes procedurës negociuese, pa publikimin e njoftimit për kontratë.

Gazeta ka kërkuar sqarim gjatë ditës nga zyrtarja përgjegjëse e prokurimit në Komunën e Prishtinës lidhur me këtë tender nëse tenderi i dhënë ka të bëjë me punime shtesë të rrugës, megjithatë deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë përgjigje.

Mediumi ka tentuar ta kontaktojë edhe biznesmenin ferizajas, por edhe ai ka qenë i paqasshëm.

Për ndërtimin e rrugëve të apostrofuara, fillimisht përmes një tenderi me procedurë të hapur, Komuna e Përparim Ramës në dhjetor të vitit të kaluar kishte ndarë afro 175 mijë euro.

Promocion të punimeve në rrugën Slivovë-Peshter në sipërfaqe prej 14 mijë metrash katrorë i ka bërë operatori ekonomik përmes rrjeteve sociale, duke thënë se punët janë kryer “në kohë rekorde”.

 

Rama ka zgjedhur t’ia besojë punët kompanisë, pronari i së cilës ka probleme me ligjin. Ai po përballet me një proces gjyqësor, nën akuzën që ka falsifikuar dokumente dhe ka bërë deklarim të rremë nën betim për një tender në komunën e Lipjanit

Siç ka raportuar Insajderi, bëhet fjalë për kontratën: Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush, i cili kap vlerën e 734 mijë eurove.

Sipas të gjeturave të AVONET, kompania Bageri në këtë prokurim publik ka aplikuar me dokumente të falsifikuara.

Në aktakuzë janë përfshirë dy tenderë publikë në të cilat mori pjesë biznesmeni Shabani me kompaninë e tij Bageri.

Bëhet fjalë për tenderin 4.7 milionësh të Komunës së Ferizajt për asfaltimit të rrugëve në fshatin Jezerc, por Bageri dyshohet se ka mashtruar edhe kur ka konkurruar në tenderin tjetër: Zgjerimi i rrugës së fshatit Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi. Ky tender peshonte 3 milionë e 798 mijë e 623 euro.

Milioneri Shabani dyshohet se ka përfituar afro 5 milionë euro nëpërmjet këtyre mashtrimeve me kontratat publike.

Biznesmeni Shabani s’e ka fshehur aspak afërsinë që ka me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Madje, ai ia ka parë hairin pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta pati raportuar se kompania “Bageri” e cila është pronë e biznesmenit Bujar Shabani ka dhënë me qera Telekomit të Kosovës një objekt që ndodhet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Qeraja për këtë objekt është rreth 16 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, nga ministria e Durmishit kompania e Shabanit fitoi tenderë ne vlerë prej 8.6 milionë euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?