Haziri: Po mbahemi në terr për draftin, Lajçak na tregoi se Kurti i ka pranuar krejt

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me Ndërmjetësin Miroslav Lajçak, ka deklaruar kështu, përcjell Periskopi: ‘Është për t’u vlerësuar përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr, lidhur me dokumentin, që duhet kryeministri dhe kryenegociatori me ua ofru në cfarëdo forme deputetëve dhe popullit të Kosovës. Sidoqoftë, unë potencova se dialogu është i vetmi […]
‘Është për t’u vlerësuar përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr, lidhur me dokumentin, që duhet kryeministri dhe kryenegociatori me ua ofru në cfarëdo forme deputetëve dhe popullit të Kosovës.
Sidoqoftë, unë potencova se dialogu është i vetmi opsion dhe situata pas 24 shtatorit ka ndryshu, por fatkeqësisht qeveria e Kosovës ka dështu me e kapitalizu.
Tani jemi në situatën e njëjtë para pesë jave, nënvizuam nevojën për heqjen e masave ndëshkuese, për shkak se Kosova nuk duhet të dëmtohet shkaku i paaftësisë së qeverisë.
Mendojmë se dialogu duhet të jetë prioritet kryesor.
Nuk kemi folë specifikisht për atë sepse është detyrë e kryeministrit të Kosovës, e dimë që dialogu ka rregulla, por nuk po shohim se po ka negociata, palët në këtë proces vetëm po ofrojnë komente. Po e ruajnë procesin vetëm për veten e tyre.
Lajçak na tha që Kosova ka pranuar edhe planin e sekuencimit edhe zbatimin e marrëveshjes. Nuk ka shumë kohë, nuk guxojmë të humbet ky moment.
Çdo ditë është shumë e rëndësishme, çdo ditë e rrezikshme me u vonu edhe më shumë’, ka thënë ai. /Periskopi












